Flash News

E-TJERA

Evis Kushi dhe Iris Luarasi priten me vërshëllima nga protestuesit

Pak minuta më parë, në ambientet e Kuvendit kanë mbërritur deputetet socialiste Evis Kushi dhe Iris Luarasi, por hyrja e tyre është shoqëruar me reagimin e protestuesve të mbledhur para Parlamentit.

Qytetarët i kanë pritur me vërshëllima dhe thirrje kundër, ndërsa kanë përsëritur mesazhin: “Nuk na përfaqësoni”.

Protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare të Kuvendit, ku pritet të mblidhen deputetët për punimet e ditës.
 
 

Të fundit