Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Ballës: Rama urdhëroi Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për reformën territoriale

711f42f2-4fb7-4b1d-8743-081b940fb613.jpeg

Berisha: E vërteta është krejt tjetër.
Zoti Boçi, i cili do të flasë, ka bërë përpjekjet më maksimale direkt me Maznikun apo pengun, por edhe me përfaqësues të tjerë, të cilët janë të angazhuar të mbështesin këtë proces.
E vërteta është se pati një ujdi midis tyre për të zgjatur afatin e komisionit, sikundër kushti për të marrë ekspertizën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe të Këshillit të Evropës është për ne i panegociueshëm dhe është rënë dakord që në fillim.
Pra, ishte Edi Rama, i cili urdhëroi pengun e tij të veprojë krejtësisht në mënyrë të njëanshme.
Projekti i diskutuar nga ju shkurton edhe të paktën 20 bashki të tjera, të shpërndara në të gjithë vendin, e them edhe njëherë nga Kruja, Fushë Arrëzi, Mirdita gjer në Konispol, Delvinë, Finiq, etj.
Dhe meqenëse dikush citoi këtu Delvinën dhe kryetarin e saj, u them unë ju se Dhurim Alimani ishte një nga qeveritarët vendorë më të mirë që kishte Shqipëria.
Ndaj dhe ata që përdorin emra duhet të maten mirë kur përmendin emrin e një qeveritari vendor shembullor siç ishte i ndjeri Dhurim Alimani.

Të fundit