Flash News

E-TJERA

Foto/ Protestuesit godasin me vezë automjetet e Kumbaros dhe Çuçit

6a5df0bc8819afffff.jpeg

Disa deputetë kanë mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare të ditës së sotme, duke kaluar përmes kordonit të policisë që ishte vendosur në hyrje të godinës për të shmangur përplasjet me protestuesit.

Efektivët e policisë kanë krijuar një korridor sigurie, duke u mundësuar hyrjen në Parlament, ndërsa qytetarët qëndronin jashtë duke protestuar dhe duke mbajtur në duar vezë të etiketuar me emrat e figurave politike.

Pavarësisht masave të sigurisë, një automjet që hyri në ambientet e Kuvendit u bë objekt i protestës, duke u qëlluar me vezë nga qytetarët.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një mjet të Gardës, ndërsa më pas u goditën edhe automjetet e deputetëve Mirela Kumbaro dhe Blendi Çuçi.

Protesta vijon para godinës së Kuvendit, në të njëjtën ditë kur është parashikuar zhvillimi i seancës plenare.

Të fundit