Flash News

SPORT

Në prag të 41-vjetorit, Modrić zgjedh të mos tërhiqet dhe rinovon me Milanin

image (3).webp

Luka Modrić nuk ka ndërmend të mbyllë ende karrierën.

Mesfushori kroat ka arritur marrëveshjen me Milanin për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon, duke e lidhur të ardhmen e tij me klubin italian deri në qershor të vitit 2027.

Sipas MilanNews dhe gazetarit të specializuar për merkaton, Fabrizio Romano, akordi mes palëve është mbyllur dhe mbetet vetëm firmosja zyrtare, e cila pritet të realizohet brenda javës.

Edhe pse para Kupës së Botës 2026 kishte lënë të kuptohej se mund t'i jepte fund futbollit të luajtur, kroati ka vendosur të vijojë karrierën në nivelet më të larta. Modrić, i cili së shpejti mbush 41 vjeç, do të vazhdojë të udhëheqë mesfushën e kuqezinjve edhe për një sezon tjetër.

Kontrata e re parashikon një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, si edhe bonuse të lidhura me paraqitjet dhe objektivat sportive.

Fituesi i "Topit të Artë" iu bashkua Milanit si lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij të suksesshme me Real Madridin, ndërsa më herët ka lënë gjurmë edhe me fanellat e Dinamo Zagrebit dhe Tottenhamit.

 


 

 

Të fundit