Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë publikon listën e kandidatëve për KLGJ, 7 gjyqtarë në garë për 3 vende

Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Lista vjen pas procedurës së nisur më 26 qershor 2026 për përzgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve.

Në garë janë 7 kandidatë: Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni nga Gjykata e Lartë; Igerta Hysi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Fatri Islamaj nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; si dhe Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Kandidatët do të garojnë për tre mandate në KLGJ, konkretisht një vend për një gjyqtar të gjykatave të shkallës së parë, një vend për një gjyqtar të gjykatave të apelit dhe një vend për një anëtar që vjen nga Gjykata e Lartë.

Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor do të zhvillohet më 25 shtator 2026, në orën 10:00.

Të fundit