Flash News
Gjykata e Lartë publikon listën e kandidatëve për KLGJ, 7 gjyqtarë në garë për 3 vende
Nga arka te thesi me para, pamjet filmike zbulojnë lëvizjet e ish-shefes së financës në Postën e Durrësit
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
Berisha akuza të forta Ramës: Transportoi para me avionin privat, do rikthejmë kërkesën për komision hetimor
‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet
Zhupa përplaset me Gonxhen për 4.3 mln eurot e Kanye West: Shqipëria digjet, ju financoni spektakle

Një debat i ashpër është zhvilluar në Komisionin për Kulturën dhe Turizmin mes deputetes demokrate Ina Zhupa dhe ministrit Blendi Gonxhe, lidhur me financimin prej 4.3 milionë eurosh nga qeveria për koncertin e reperit amerikan Kanye West.
Në qendër të diskutimit ishte përdorimi i fondeve publike, me Zhupën që akuzoi qeverinë se ka zgjedhur të financojë një event luksoz, ndërkohë që vendi përballet me probleme të shumta, si zjarret, mungesa e investimeve në emergjencat civile dhe vështirësitë sociale.
Deputetja demokrate theksoi se koncerti u zhvillua falë financimit të shtetit, por ngriti pikëpyetje mbi arsyet pse 4.3 milionë euro nga taksat e qytetarëve u përdorën për këtë qëllim.
"Eventi do të bëhej, sepse për këtë u kujdes shteti shqiptar me 4.3 milionë euro. Pyetja është pse këto para të qytetarëve shqiptarë u dhanë për këtë", deklaroi Zhupa.
Ajo ironizoi edhe mënyrën se si, sipas saj, funksionon mazhoranca, duke u shprehur se vendimet merren pa debat dhe pa ushtruar kontroll parlamentar.
"Ne nuk funksionojmë si ju, që sapo vjen një kërkesë për 4.3 milionë euro e miratoni menjëherë. Parlamenti duhet të diskutojë, jo të vulosë vendime të marra më parë", tha deputetja.
Nga ana tjetër, ministri Gonxhe mbrojti vendimin e qeverisë, duke argumentuar se koncerti u zhvillua me sukses dhe se nuk ekziston më asnjë risk financiar për shtetin, pasi eventi është realizuar sipas planit.
Debati u tensionua edhe më tej kur Zhupa solli në vëmendje situatën e zjarreve në vend, duke deklaruar se fondet duhej të ishin përdorur për të përballuar emergjencat dhe jo për organizimin e një koncerti.
"Shqipëria nuk ka avionë për të shuar zjarret, kërkon donacione për ilaçe dhe ka shkolla që ngrohen me dru. Nevoja dhe urgjenca nuk është Kanye West-i, por hallet e shqiptarëve", u shpreh ajo.
Përplasja mes palëve vijoi edhe me ndërhyrje të deputetëve të mazhorancës, duke e kthyer mbledhjen e Komisionit në një debat të fortë politik mbi prioritetet e qeverisë dhe përdorimin e parave publike.
Diskutimet në Komisionin për Kulturën dhe Turizmin:
Gonxhe: Kjo është e spikatur nga debatet e diskutimeve se bëhet fjalë për një financim që s’është abstrakt, është fiks 4.3 milionë euro… Publiku nuk ka nevojë të mësojë mbi si funksionon maxhoranca, partia socialiste, vota e të tjerë…
Zhupa: Po këtë s’duhet ta bëni…
Gonxhe: Nuk është kjo ideja.
Zhupa: Absolutisht. Këtë desha unë. Aq sa funksionon si ushtri.
Gonxhe: Ajo që ju ngritët është që në një rast objektiv konkret që do të kishte një mosmbarëvajtje të eventit dhe ne do kishim bërë një pagesë para eventit të planifikuar të datës 11, dhe do kishte një mosmbarëvajtje apo një ngjarje që nuk do të ndodhte eventi, ne do të kishim një penalitet… Atëherë do të hynim në pyetjen tuaj, si do t’i merrni, pse ia dhatë e të tjerë. Kjo gjë ka rënë. Eventi është kryer, ishte i suksesshëm, nga pikëpamja e logjistikës dhe e datës, orës, pjesëmarrjes e të tjerë. Ne kemi një event të kryer. Kështu që ne…
Zhupa: Sot i bie të jemi të kujdesshëm për ju. Normal që eventi do të kryhej sepse për atë u kujdes shteti shqiptar me 4.3 milionë euro.
Gonxhe: Atëherë bie pyetja se nuk do t’i merrnim dot më e pse si do t’i merrnim…
Zhupa: Jo i nderuar ministër, pyetja nuk ishte nëse s’do bëhej, se do bëhej se s’bën me 4.3 milionë euro dhe boshti ishte do bëhej. Atë që i çuat me detyrim. Nuk ishte kjo pyetja. Pyetja ishte tjetër që ju i dhatë përgjigjen dhe faleminderit për përgjigjen. Pyetja ishte: nëse parlamenti, nëse parlamenti do të ngrinte lartësinë e detyrës…
Gonxhe: Ju e thatë me të drejtë, nuk ka shans që ky parlament i kësaj maxhorance të zbatojë ligjin se ne funksionojmë si ushtri.
Zhupa: Në rregull, unë jam dakord. Ajo është përgjigjja në fakt e vërtetë dhe unë ju vlerësoj për sinqeritetin. Të njëjtën gjë po them dhe unë. Zoti ministër, ju lutem të kthehemi te…
Gonxhe: Kemi dhe një komision tjetër mbrapa. Unë do të doja të shteronim bashkë ato gjëra që janë në interesin tuaj dhe të atyre që ju përfaqësoni, që janë njerëzit.
Zhupa: Zoti Gonxhe, mos ki merak, nuk fillon komisioni tjetër pa mbaruar këtu, ashtu siç edhe ne presim komisionin tjetër. Kemi gjithë kohën e duhur për interesin publik. Ne nuk funksionojmë siç funksiononi ju që sa na vjen një kërkesë për të dhënë 4.3 milionë euro e japim direkt. Ne këtu marrim kohën për ta diskutuar minimalisht, dhe pse ju e keni bërë teorinë e faktit të kryer. Tani të lutem më shpjego, pse është nevojë, pse është urgjencë dhe pse këto para të qytetarëve shqiptarë që mund të ishin përdorur realisht në emergjencë… realisht sepse Shqipëria zoti Gonxhe, ju jeni deputet i Tiranës…
Gonxhe: S’ka nevojë fare të më tregoni Shqipërinë. I di të gjitha problemet e Shqipërisë, jam deputet i qarkut, jam i zgjedhur i fundit. Në listat e hapura ka aq shumë halle në telefonin tim dhe aq shumë ndjekje problematike sa nuk besoj se ndonjëri po konkurron për ndjekje problematikash. Jam gati t’ju shpjegoj.
Zhupa: Po t’i dini do të vinte zor që të kërkoje 4.3 milionë euro për një shtet që nuk ka një avion për të shuar zjarret, një shtet që kërkon donacione për ilaçe. Do të vinte zor që të kërkoje 4.3 milionë euro në një shtet ku ngrohen me dru nëpër shkollat e Shqipërisë.
Gonxhe: Kam shumë respekt për juve, nuk jeni… juve mund të jeni kundërshtarë politikë, por juve nuk jeni asnjëherë një zë hipokrizie. Ju lutem, kam respekt, të merremi me gjërat objektive. Mos i bëni se do shkojmë në një shteg që unë do jua rrëzoj shumë kollaj.
Zhupa: Po na i rrëzo, na i rrëzo! Na i rrëzo zoti Gonxhe sepse për ju e di Rama. Nuk ka qeverisur ai 14 vjet po ka qeverisur vetëm 6 vjet. Me këtë logjikë të vetëm atyre 2 orëve që i harxhon 4.3 milionë euro.
Gonxhe: 55% është rindërtimi në Akuila të Italisë, ka 17 vjet që ka rënë tërmeti. Ne jemi 95% na ka rënë tërmeti në vitin 2019 na ka ra… Mos më flisni për… Unë do të transformohem dhe do bëhem një politikan këtu. Unë dua të flas si ministër.
Zhupa: Të lutem, tani do bëj pyetjen tjetër.
Malaj: Procedurë…
Zhupa: Fjala është për zotin Gonxhe për të kthyer përgjigjen.
Malaj: Ky komision nuk e ka thirrur njeri. E keni thirrur ju komisionin e…
Zhupa: Ore zotëri nuk e kemi thirrur ne fare, e ka kërkuar… akti normativ e solli ai. Unë nuk do doja kurrë ta kisha për një akt normativ zotin Gonxhe, doja ta kisha në dëgjesë për turizmin, në dëgjesë për artistët…
Malaj: Më lër të ndërhyj për procedurë se e kam të drejtën të ndërhyj.
Zhupa: Ndërhyrja juaj proceduriale është nga shtatori… na lër këtë kohë ta harxhojmë, të marrim përgjigje sepse unë s’po arrij dot…
Malaj: Po patjetër se flet për zjarret… Normal mo zotëri!
Zhupa: Pse patjetër që flas për zjarret, se janë paratë e shqiptarëve ato! Patjetër mo zotëri, se ajo është nevoja, ajo është urgjenca! Nuk është nevoja dhe urgjenca Kanye West-i! Patjetër, se ty të duket zjarri fantashkencë ndërkohë që digjet atje Delvina dhe s’kanë marrë përgjigje sot. Po normale mo zotëri, normale! Edhe thotë ai, zoti ministër atje thotë: “Patjetër thotë që jua miraton parlamenti”, thotë. “Se çfarë jemi ne?” Këta bëjnë çfarë t’i themi ne!
Të fundit
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58
Artan Hoxha jep detaje për plagosjen e 3 të rinjve në Elbasan
20 July 2026, 22:50
Cako: Do na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve
20 July 2026, 22:31
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare
20 July 2026, 21:49
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan, 3 të plagosur
20 July 2026, 21:26
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri
20 July 2026, 21:07
Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët
20 July 2026, 20:48
Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë
20 July 2026, 20:21
Eurodeputeti paralajmëron Ramën: BE po i ndjek paratë, do të ketë pasoja
20 July 2026, 19:41
Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
20 July 2026, 19:27
I dënuar për drogë, arrestohet pas 14 vitesh shqiptari në Itali
20 July 2026, 19:02
Shqipëria e kërkonte për evazion fiskal, biznesmeni italian kapet në hotel
20 July 2026, 18:37
Ndotja e ajrit në nivele alarmante, shteti ‘mbyll sytë’
20 July 2026, 18:01
Seanca plenare shtyhet për të enjten pas tensioneve
20 July 2026, 17:30
Shqipëria "digjet" nga i nxehti, deri në 47°C, ja kur vjen freskimi
20 July 2026, 16:46
Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur
20 July 2026, 16:21
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir
20 July 2026, 16:01
Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë
20 July 2026, 14:56
10 kombëtaret më të mira në historinë e Botërorit
20 July 2026, 14:40
Andy Burnham emërohet zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
20 July 2026, 14:24
Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë shqiptare
20 July 2026, 13:59
Vokshi: 12 banda kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet
20 July 2026, 13:25
“Puna ime ka mbaruar”, Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen
20 July 2026, 13:11
Pse numrat nuk e zbehin protestën
20 July 2026, 13:01
Rama mbledh të premten grupin parlamentar dhe qeverinë
20 July 2026, 12:55
Përplasen makina dhe kamioni në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona
20 July 2026, 12:46
Foto/ Protestuesit godasin me vezë automjetet e Kumbaros dhe Çuçit
20 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, një makinë zyrtare qëllohet me vezë nga qytetarët
20 July 2026, 11:47
Me këmbore në duar, qytetarët ironizojnë deputetët socialistë: Delet e Ramës!
20 July 2026, 11:32
Evis Kushi dhe Iris Luarasi priten me vërshëllima nga protestuesit
20 July 2026, 11:15
Para nisjes së seancës, qytetarët etiketojnë vezët me emra politikanësh
20 July 2026, 11:07
Nisin tensionet para Parlamentit, policia kërkon zhvendosjen e protestuesve
20 July 2026, 11:05
Largohet vala e të nxehtit afrikan, temperaturat bien ndjeshëm nga e mërkura
20 July 2026, 10:51
Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha me narko-euro
20 July 2026, 10:41
Flakët përfshijnë pyjet e Iballës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
20 July 2026, 10:29
Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, kapet me granata dhe tritol gati për shpërthim
20 July 2026, 10:01
Rubio: Irani po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni
20 July 2026, 09:53