Flash News
Gjykata e Lartë publikon listën e kandidatëve për KLGJ, 7 gjyqtarë në garë për 3 vende
Nga arka te thesi me para, pamjet filmike zbulojnë lëvizjet e ish-shefes së financës në Postën e Durrësit
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
Berisha akuza të forta Ramës: Transportoi para me avionin privat, do rikthejmë kërkesën për komision hetimor
‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet
‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

Shqiptarët mbeten fuqimisht pro-perëndimorë dhe e shohin të ardhmen e vendit të lidhur me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë shfaqin pakënaqësi të lartë për ekonominë, rritjen e çmimeve, funksionimin e demokracisë dhe mënyrën se si qeveriset vendi.
Kjo është tabloja që del nga sondazhi kombëtar i kryer nga Qendra për Vështrime në Hulumtimet e Sondazheve (CISR) e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i zhvilluar me 1,200 qytetarë në periudhën 9 prill – 3 maj 2026.
Një prej gjetjeve më të forta të sondazhit është mbështetja masive për integrimin europian. 96% e shqiptarëve deklarojnë se do të votonin pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa 68% e identifikojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin më të rëndësishëm politik të vendit.
Sipas drejtuesit të lartë të IRI për Europën dhe Euroazinë, Stephen Nix, shqiptarët "e shohin qartë të ardhmen e tyre përkrah partnerëve demokratikë në Perëndim", duke nënvizuar mbështetjen e fortë për BE-në dhe marrëdhëniet me SHBA.
Por krahas orientimit të qartë euro-atlantik, sondazhi tregon një panoramë të fortë pakënaqësie për realitetin e brendshëm.
Çmimet dhe kostoja e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Kur pyeten për problemin më të madh të vendit, shqiptarët nuk vendosin politikën e jashtme apo debatet politike në plan të parë. Shqetësimi kryesor është ai që preket çdo ditë në xhep.
67% e qytetarëve thonë se ekonomia, veçanërisht kostoja e lartë e jetesës dhe çmimet, është problemi më i madh i Shqipërisë.

Për 42% të të pyeturve kjo është çështja numër një, ndërsa 25% e rendisin si shqetësimin e dytë.
Pas ekonomisë vijnë dy plagë të tjera të shoqërisë shqiptare: papunësia me 35% dhe korrupsioni me 29%.
Sipas IRI, edhe pse protestat e fundit janë fokusuar te korrupsioni dhe çështjet mjedisore, pakënaqësia më e thellë lidhet me problemet që qytetarët i përjetojnë çdo ditë: çmimet e larta dhe ndjesinë se demokracia nuk po funksionon si duhet.
66%: Shqipëria qeveriset për disa grupe, jo për shumicën
Pakënaqësia nuk lidhet vetëm me ekonominë. Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë edhe një perceptim negativ për mënyrën se si merret vendimmarrja.

66% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria qeveriset në interes të disa grupeve të caktuara, jo të shumicës së njerëzve.
Vetëm 31% besojnë se qeverisja bëhet në interes të shumicës.
Krahasuar me vitin 2023, ky perceptim është përkeqësuar, duke u rritur nga 59% në 66%.
Të rinjtë shohin jashtë vendit të ardhmen
Një tjetër sinjal alarmi vjen nga emigrimi. Shqipëria vijon të përballet me një dëshirë të fortë për largim, veçanërisht te brezi i ri.
Sipas sondazhit, 56% e shqiptarëve do të largoheshin jashtë vendit për të punuar ose jetuar nëse do të kishin mundësi.

Por hendeku mes brezave është i madh.
Te të rinjtë 18-35 vjeç, dëshira për largim arrin nivele shumë të larta: 85% thonë se do të largoheshin ose e konsiderojnë këtë mundësi.
Vetëm një pakicë e vogël e të rinjve beson se e ardhmja e tyre është patjetër brenda vendit.
Emigrimi shihet si dështimi më i madh i qeverisë
Kur qytetarët pyeten jo vetëm për problemet e vendit, por edhe për dështimin më të madh të qeverisë aktuale, përgjigjet e tyre nxjerrin sërish në pah krizën e largimit dhe mungesën e besimit për të ardhmen.
Sipas përgjigjeve spontane në sondazhin e IRI, emigrimi renditet si dështimi kryesor i qeverisë, i përmendur nga 15% e qytetarëve.

Pas tij vijnë: korrupsioni – 13%; kostoja e lartë e jetesës dhe inflacioni – 10%.
Të dhënat tregojnë se për shqiptarët, një nga problemet më të mëdha të qeverisjes nuk lidhet vetëm me gjendjen ekonomike të sotme, por me pamundësinë për të krijuar bindjen se vendi ofron mundësi për të ardhmen.
Bie kënaqësia me demokracinë
Sondazhi tregon gjithashtu një rënie të kënaqësisë me funksionimin e demokracisë. Nëse në vitin 2024 të kënaqur ishin 49% e shqiptarëve, në maj 2026 kjo shifër zbret në 40%.
Ndërkohë, 59% shprehen të pakënaqur me mënyrën se si zhvillohet demokracia në vend.
Edhe zgjedhjet mbeten një pikë mosbesimi: 28% mendojnë se zgjedhjet nuk janë të lira dhe se siguria e votës nuk është e garantuar.
SPAK, Policia dhe Ushtria ruajnë besimin më të lartë
Pavarësisht mosbesimit ndaj politikës, disa institucione vazhdojnë të kenë mbështetje.
Më shumë besim qytetarët kanë te: Policia – 78%; Ushtria – 78%; SPAK – 77%. Ndërsa në fund të renditjes janë partitë politike, Kuvendi dhe gjykatat.

Shëndetësia, simboli i korrupsionit sipas shqiptarëve
Kur pyeten se ku është më i përhapur korrupsioni, qytetarët drejtojnë gishtin kryesisht nga shëndetësia.
36% e shqiptarëve e shohin shëndetësinë si sektorin më problematik, ndërsa pas saj renditen gjyqësori me 24% dhe administrata publike me 17%.

BE dhe SHBA, partnerët kryesorë të shqiptarëve
Në aspektin ekonomik, partnerët më të rëndësishëm sipas qytetarëve janë: Bashkimi Europian – 51%; Italia – 46%; SHBA – 36%; Gjermania – 36%.
Ndërsa për partnerët politikë: SHBA kryeson me 68%; BE renditet e dyta me 49%.

Sondazhi i IRI paraqet një kontrast të qartë: shqiptarët mbeten ndër popujt më pro-perëndimorë në rajon dhe kërkojnë afrimin me BE-në, por në planin e brendshëm përballen me shqetësime të forta për çmimet, emigrimin, korrupsionin dhe besimin te mënyra e qeverisjes.
Të fundit
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58
Artan Hoxha jep detaje për plagosjen e 3 të rinjve në Elbasan
20 July 2026, 22:50
Cako: Do na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve
20 July 2026, 22:31
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare
20 July 2026, 21:49
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan, 3 të plagosur
20 July 2026, 21:26
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri
20 July 2026, 21:07
Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët
20 July 2026, 20:48
Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë
20 July 2026, 20:21
Eurodeputeti paralajmëron Ramën: BE po i ndjek paratë, do të ketë pasoja
20 July 2026, 19:41
Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
20 July 2026, 19:27
I dënuar për drogë, arrestohet pas 14 vitesh shqiptari në Itali
20 July 2026, 19:02
Shqipëria e kërkonte për evazion fiskal, biznesmeni italian kapet në hotel
20 July 2026, 18:37
Ndotja e ajrit në nivele alarmante, shteti ‘mbyll sytë’
20 July 2026, 18:01
Seanca plenare shtyhet për të enjten pas tensioneve
20 July 2026, 17:30
Shqipëria "digjet" nga i nxehti, deri në 47°C, ja kur vjen freskimi
20 July 2026, 16:46
Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur
20 July 2026, 16:21
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir
20 July 2026, 16:01
Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë
20 July 2026, 14:56
10 kombëtaret më të mira në historinë e Botërorit
20 July 2026, 14:40
Andy Burnham emërohet zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
20 July 2026, 14:24
Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë shqiptare
20 July 2026, 13:59
Vokshi: 12 banda kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet
20 July 2026, 13:25
“Puna ime ka mbaruar”, Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen
20 July 2026, 13:11
Pse numrat nuk e zbehin protestën
20 July 2026, 13:01
Rama mbledh të premten grupin parlamentar dhe qeverinë
20 July 2026, 12:55
Përplasen makina dhe kamioni në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona
20 July 2026, 12:46
Foto/ Protestuesit godasin me vezë automjetet e Kumbaros dhe Çuçit
20 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, një makinë zyrtare qëllohet me vezë nga qytetarët
20 July 2026, 11:47
Me këmbore në duar, qytetarët ironizojnë deputetët socialistë: Delet e Ramës!
20 July 2026, 11:32
Evis Kushi dhe Iris Luarasi priten me vërshëllima nga protestuesit
20 July 2026, 11:15
Para nisjes së seancës, qytetarët etiketojnë vezët me emra politikanësh
20 July 2026, 11:07
Nisin tensionet para Parlamentit, policia kërkon zhvendosjen e protestuesve
20 July 2026, 11:05
Largohet vala e të nxehtit afrikan, temperaturat bien ndjeshëm nga e mërkura
20 July 2026, 10:51
Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha me narko-euro
20 July 2026, 10:41
Flakët përfshijnë pyjet e Iballës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
20 July 2026, 10:29
Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, kapet me granata dhe tritol gati për shpërthim
20 July 2026, 10:01
Rubio: Irani po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni
20 July 2026, 09:53