Flash News

Ditari i Maxhorancës

Me vlerë 240 mijë euro? Zegjine Çaushi pranon blerjen e apartamentit në Tiranë: Kam lidhur një kontratë

zegjine-caushi.jpg

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar në Kuvend ndaj akuzave të ngritura së fundmi për blerjen e një apartamenti në Tiranë, duke pranuar se ka lidhur një kontratë për prenotimin e një banese, por duke mohuar informacionet që kanë qarkulluar lidhur me vlerën dhe sipërfaqen e saj.

Gjatë fjalës në seancën plenare, Çaushi iu përgjigj drejtpërdrejt kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilin e akuzoi për dezinformim.

Ajo tha se apartamenti është ende në fazën e prenotimit dhe se ndërtimi i tij nuk ka nisur.

Sali, ti duhet të jesh i fundit që të vish këtu dhe në atë foltore dhe të flasësh në atë protestë. Më gjej një vend në botë ku protestohet kundër qeverisë dhe kundër opozitës së saj.

Ajo foltore nuk është podium për zakonin tënd të vjetër dezinformimin. Më shiko në sy! Siç dezinformove shqiptarët pak minuta më përpara për Reformën Territoriale, ashtu i dezinformove edhe për shtëpinë time.

Ndryshe nga ti Sali, nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë toke shqiptarëve por kam lidhur një kontratë për prenotim apartamenti, i cili nuk ka nisur por ti di vetëm të dezinformosh.

 
Ndryshe nga si e ke transmetuar ti në ato mediat e tuaja ku pastron paratë e pista, ndryshe në sipërfaqe dhe ndryshe në çmim.”, tha ajo

Të fundit