Flash News

E-TJERA

Seanca plenare shtyhet për të enjten pas tensioneve

Seanca plenare shtyhet për të enjten pas tensioneve

Kuvendi nuk mundi t’i zhvillonte dot punimet ditën e sotme pas dy ndërprerjeve dhe tensioneve në sallë, pasi opozita bllokoi Foltoren në momentin që do raportonte Avokati i Popullit.

Pas debateve të forta dhe akuzave, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, propozoi shtyrjen e seancës për ditën e enjte (23 korrik) me të gjitha pikat e mbetura sot, për shkak se pas 7 orësh seancë siç u shpreh ai, opozita nuk lejonte punimet normale.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, propozoi që vetëm pika e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, të shtyhej për në fund të rendit të ditës, duke akuzuar Peleshin për provokim të opozitës.

“Ai nuk do raportojë dot në Kuvend. Hiqni dorë nga skenarët e bllokimit ë opozitës. Ju doni ta bojkotoni këtë seancë dhe seancën tjetër. Le të vazhdojmë me KLGJ, KLP, Prokurorin e Përgjithshëm, ILD dhe në fund Avokatin e Popullitpo të doni dëgjojeni po ai nuk do raportojë dot. Thjesht kërkojmë ndërrimin e rendit të ditës, lëreni për në fund. Nëse doni ta bojkotoni opozitën dhe ta prishni seancën, por ju po provokoni në çdo moment opozitën”, th Bardhi.

Të fundit