Flash News

E-TJERA

Raportimi i Shabanit/ Opozita bllokon foltoren, ndërpritet për herë të dytë seanca

Screenshot 2026-07-20 160202.png

Seanca plenare është ndërprerë për herë të dytë, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren në shenjë kundërshtimi ndaj rendit të ditës dhe raportimit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Opozita këmbënguli se nuk e njeh legjitimitetin e Shabanit në krye të institucionit, duke penguar nisjen e raportimit të tij. Situata solli tensione në sallë dhe detyroi drejtuesin e seancës, Niko Peleshi, të ndërpresë punimet.

Në reagimin e tij, Peleshi u bëri thirrje deputetëve të respektojnë rregulloren dhe Kushtetutën, duke theksuar se Avokati i Popullit është një institucion kushtetues që ka detyrimin të raportojë para Kuvendit.

"Është një nga institucionet që Kushtetuta na detyron ta dëgjojmë. Mos u bëni pengesë për zbatimin e Kushtetutës. Imponohuni me ligj, jo me forcë. Nëse nuk e njihni, bëjeni jashtë kësaj salle, por këtu duhet të zbatohet rregullorja. Jemi këtu për të përplasur mendime, jo koka. Nuk ka shans të na impononi rendin e ditës sa të jem unë këtu. Unë nuk jam edukatore. Seanca ndërpritet për 5 minuta", deklaroi Peleshi.

Të fundit