Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në afërsi të qytetit të Gramshit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05, kur një automjet, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit.

Si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë, përpara se të përfundonte i përmbysur në anë të aksit rrugor.

Në automjet udhëtonin dy persona, të cilët kanë pësuar lëndime. Ata janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të fundit