Flash News

Ditari i Opozitës

PS ndryshon rendin e ditës, Berisha-Peleshit: Do mbahesh mend si armiku i egër i Kushtetutës

Seanca plenare në Kuvend ka nisur me debate për rendin e ditës dhe procedurat parlamentare. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar shtyrjen e shqyrtimit të një projektligji për seancën e ardhshme.

Pas këtij diskutimi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar kryeparlamentarin Niko Peleshi, duke e akuzuar se po bllokon amendamentet ligjore të kërkuara nga institucionet europiane.

Berisha tha se prej një muaji mbahen të bllokuara amendamentet ligjore që kërkohen urgjentisht të anulohen nga institucionet më të larta të Bashkimit Europian.

“Do mbahesh mend si njeriu më i shpifur i Edi Ramës. Si armik i egër i kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve. Si armik i egër i procesit të integrimit të Shqipërisë. Ka një muaj që janë dorëzuar amendamentet për amendimin e ligjeve, të cilat Bashkimi Europian, Komisioni Europian, Parlamenti Europian kërkon të anulohen dhe të amendohen. Të cilat protesta më e fuqishme pas viteve '90 e rinisë studentore kërkon të anulohet. Dhe ti rrallë parë me përgjegjësi absolute, të tërën e injoron, të lutem, e injoron sikur nuk ekzistojnë”, deklaroi Berisha.

Të fundit