Flash News

E-TJERA

Kuvendi blindon dyert para protestës, policia nxjerr ujëhedhësen dhe gardhet metalike

Dy orë para nisjes së seancës plenare në Kuvend, Policia e Shtetit ka nisur masat e sigurisë në zonën përreth Parlamentit, pas njoftimit për protestën qytetare që pritet të zhvillohet sot.

Përpara godinës së Kuvendit është vendosur një automjet ujëhedhës, ndërsa në terren janë parë edhe barriera metalike që kufizojnë hapësirën përpara Parlamentit.

Sipas masave të marra, pritet që numri i efektivëve të policisë të shtohet, në varësi të situatës dhe nivelit të tensioneve gjatë protestës.

Seanca plenare është parashikuar të nisë në orën 12:00, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar protestë paralelisht me zhvillimet në sallën e Kuvendit.

Të fundit