Flash News

Ditari i Opozitës

Sot seancë plenare në Kuvend, PD mbledh grupin parlamentar

Partia Demokratike do të mbledhë sot grupin parlamentar, një orë para seancës plenare të Kuvendit e cila do të mblidhet sot në orën 12:00.

Kreu i grupit, Gazment Bardhi njoftoi se mbledhja do të mbahet në orën 11:00 në selinë blu.

“Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njoftoi dje Bardhi.

Opozita nuk ka marrë pjesë në dy seancat e fundit parlamentare.

Të fundit