Flash News

E-TJERA

Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, kapet me granata dhe tritol gati për shpërthim

Screenshot 2026-07-20 095901.png

Një 52-vjeçar me precedentë penalë në fushën e narkotikëve është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar "Porosia", ndërsa transportonte një sasi të konsiderueshme lëndësh plasëse dhe municionesh luftarake.

Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan granata dore, tritol të përgatitur për shpërthim, ndezës dhe kapsolla detonatore, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur destinacionin dhe qëllimin e kësaj sasie eksplozivi.

Njoftimi: 

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”. 
Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Petrit Çeça, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.

 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  

 

Të fundit