Flash News

E-TJERA

Përplasen makina dhe kamioni në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona

Screenshot 2026-07-20 124449.png

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Milot–Rrëshen, pranë zonës së Rubikut, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e plota të përplasjes.

Të fundit