Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: 12 banda kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet

-640-0-1784545482xgfjpng-942.png

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, duke deklaruar se zgjedhjet nuk janë humbur nga opozita, por janë manipuluar.

Në fjalën e saj në Kuvend, Vokshi pretendoi se rezultati i zgjedhjeve është deformuar dhe akuzoi Partinë Socialiste se ka përfituar mbështetje nga grupe kriminale në disa qarqe të vendit. Sipas saj, për këtë arsye, shumica aktuale parlamentare nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

"Nuk i kemi humbur zgjedhjet. Zgjedhjet janë devijuar, janë vjedhur. E keni të qartë këtë... 12 banda kriminale kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet. Kjo shumicë nuk është vullneti i shqiptarëve", u shpreh deputetja demokrate.

Të fundit