Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Berisha vlerëson figurën e Mehmetit, duke e cilësuar atë një gazetar të talentuar dhe të guximshëm, i përkushtuar ndaj mbrojtjes së interesit publik dhe qytetarëve të Vlorës.

Reagimi:

Nderim për gazetarin e mirënjohur Enrik Mehmeti.

Miq, ditë zije për familjen Mehmeti, për gazetarinë dhe mediat e vendit, por edhe Vlorën e banorën e saj gazetari i mirënjohur Enrik Mehmeti mbylli në moshën 40 vjeç tragjikisht sytë përgjithmonë.

Enrik Mehmeti do të mbahet mend gjithmonë nga familja dhe qyteti i tij si bir, bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor, si një gazetar i talentuar, i guximshëm, dhe avokat i vërtetë i interesit publik të qytetarëve të Vlorës.

Me këtë rast i shpreh familjes Mehmeti, miqve, të afërmëve dhe kolegëve te Enrikut ngushëllimet më të ndjera dhe lutem së bashku me ata që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin! #sb

Të fundit