Flash News
Përplasen makina dhe kamioni në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona
PS ndryshon rendin e ditës, Berisha-Peleshit: Do mbahesh mend si armiku i egër i Kushtetutës
Video/ “A po të cenoj?”, momenti kur policia zhvendos me forcë Dritan Goxhajn dhe protestuesit e tjerë
Me këmbore në duar, qytetarët ironizojnë deputetët socialistë: Delet e Ramës!
Para nisjes së seancës, qytetarët etiketojnë vezët me emra politikanësh
Berisha publikon thirrjen e protestueses: Nëse kjo protestë dështon, Shqipëria rrezikon një tjetër eksod

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga deklarata e një prej protestueseve të tubimeve të fundit, duke e cilësuar atë si një “thirrje që duhet dëgjuar”.
Protestuesja ka folur për rolin e protestës si një pikë bashkimi për qytetarët me bindje dhe prejardhje të ndryshme, por që sipas saj ndajnë të njëjtin shqetësim për të ardhmen e vendit.
Ajo u ndal te kërkesat për liri, meritokraci dhe mundësi të barabarta, duke argumentuar se protesta ka afruar njerëz që deri më tani e kishin ndjerë veten të vetëm.
Në fjalën e saj, ajo paralajmëroi se dështimi i kësaj lëvizjeje mund të thellonte zhgënjimin e një pjese të shoqërisë që punon, arsimohet dhe kontribuon në vend. Sipas saj, një pasojë e mundshme do të ishte një valë e re largimesh nga Shqipëria, veçanërisht e të rinjve dhe profesionistëve.
Duke iu referuar përçarjeve politike dhe kritikave ndaj protestës, ajo tha se pavarësisht dallimeve mes pjesëmarrësve, qytetarët janë bashkuar rreth një kauze të përbashkët.
Fjala e plotë: Për të thënë të vërtetën, filloi si një komedi shumë e shëmtuar që e quajti veten të lidhur me protestën. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë se si qeveria, pra ata të cilët… ata kundër të cilëve po protestojmë, kanë luajtur gjithashtu komedira të shumta të shëmtuara me qëllimin e vetëm, sigurisht, për të përçarë edhe për të zhbërë këtë nismë. Shumë të bukur, shumë të veçantë që bëri bashkë ata shqiptarë që janë qytetarë, punëtorë, familjarë, që i duan të mirën këtij vendi dhe që mendonin deri diku se ishin vetëm. Dhe kjo ishte mrekullia e kësaj proteste.
Dhe kjo është arsyeja pse të gjithë ne kur vinim në bulevard, të paktën muajin e parë, ishim hera-herës edhe të mallëngjyer. Për të pasur pastaj një lumë, një lumë fytyrash që janë thënë për këtë protestë, nuk po e dëgjoj askund të thuhet gjëja më e rëndësishme, ose mbase është harruar, se kjo protestë ka bërë bashkë njerëz që vijnë nga rrethana nga më të ndryshmet dhe që kanë bindje nga më të ndryshmet, por bëhen bashkë nga një kauzë që është ajo e lirisë. Se të gjitha revolucionet kërkojnë të njëjtën gjë, që është gjithmonë liria, liria nga zgjedha e atyre që na e kanë bërë të vështirë që të ndihemi të shpërblyer dhe të gjejmë meritokracinë në këtë vend.
Dhe sot po mendoja një skenar fatkeq hipotetik, në të cilin dëshira e madhe e të gjithë atyre që janë më të zëshëm kundër kësaj proteste bëhet realitet, dhe e zëmë se kjo protestë zhbëhet. Po pastaj? Kam përshtypjen që janë shumë të vetëdijshëm për atë që do të ndodhë pastaj dhe kjo është ajo që më trishton më shumë.
Që ata e dinë që përtej gjithë atyre konspiracioneve, jo iraniani, jo ky, jo ajo, në fakt ka qytetarë të cilët janë këtu me shpirt, dhe e dinë shumë mirë se këta që janë një shtresë shumë e mirë e vendit tonë dhe janë ata që po e mbajnë vendin në këmbë, se janë ata që punojnë dhe janë ata që prodhojnë dhe janë ata që janë shkolluar dhe kanë zgjedhur të rrinë këtu për ta bërë këtë vend, ashtu sikundër për të bërë edhe veten e tyre në këtë vend sigurisht, se guri rëndon në vend të vet. Por çfarë do të ndodhë me ta pastaj? Do të ndodhë ajo që kjo shtresë, që mund t’i ishte dhënë në dorë që ta bënte vendin, do frustrohet, do ndihet akoma më e shtypur.
Nuk do lejohet që të japë më të mirën e vet. Do të vazhdojë t’i jepet vendi atyre që u është dhënë deri tani, që janë patronazhistë, që janë njerëz që këtij vendi vetëm i marrin, i marrin, i marrin pa i dhënë asgjë mbrapsht, në mënyrë parazitare. E kam thënë që vërtetë ndonjëherë druaj se kjo protestë mund të jetë pikënisja e një tjetër eksodi shqiptarësh, dhe më vjen keq se ky eksod do ishte… do ishte shterues për trurin e këtij vendi.
Është ajo që thuhet ikja e trurit që ka ndodhur deri më tani, se më shumë se 400 mijë shqiptarë janë larguar këto 10 vitet e fundit nga Shqipëria dhe këto janë të dhëna zyrtare. Po çfarë do të ndodhte sikur ti këta njerëz, që vijnë me shpresën e mirë për ta bërë këtë vend, për ta ndryshuar, ti i izolon, i segregaton, i bën të ndihen se sakrifica dhe mundi i tyre ka shkuar dëm? Mendoj që kjo do ishte… do ta përjetonim që të gjithë ne. Dhe ky do ishte skenari më i tmerrshëm, sepse nëse këta njerëz që janë shpresa që i ka ngelur këtij vendi, se shpresa për një të ardhme më të mirë janë gjithmonë njerëzit e shkolluar që punojnë, ata që vazhdojnë t’i besojnë disa idealeve dhe nuk tregohen cinikë.
Dhe do ia linin këtë vend të hapur që të mund të bënin festë pikërisht këta njerëz që deri më sot e kanë shitur dinjitetin njerëzor, kanë shitur… kanë bërë kompromise që as llogariten fare, po tani po shesin edhe vendin. Ja këta do ngeleshin. Edhe e di, nuk do kishte më njeri për t’u thënë ‘stop’ dhe nuk do ngelte më njeri për t’i ndaluar. Dhe kjo është arsyeja pse po bëhemi 50 ditë që dalim këtu pavarësisht diferencave që mund të kemi me njëri-tjetrin. Nuk ka mënyrë tjetër se si mund ta luftojmë atë që po përpiqen të bëjnë, të na përçajnë, të na sugjestionojnë…
Vetëm duke dalë në protestë, nuk ka mënyrë tjetër. Unë nuk di ndonjë mënyrë më të mirë, sepse nuk dua të jem gjallë, kudo ku të jem, nuk dua të jem gjallë në atë ditë kur ky të mbetet vendi i mënxyrës dhe vendi i parazitizmit.
Të fundit
Vokshi: 12 banda kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet
20 July 2026, 13:25
“Puna ime ka mbaruar”, Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen
20 July 2026, 13:11
Pse numrat nuk e zbehin protestën
20 July 2026, 13:01
Rama mbledh të premten grupin parlamentar dhe qeverinë
20 July 2026, 12:55
Përplasen makina dhe kamioni në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona
20 July 2026, 12:46
Foto/ Protestuesit godasin me vezë automjetet e Kumbaros dhe Çuçit
20 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, një makinë zyrtare qëllohet me vezë nga qytetarët
20 July 2026, 11:47
Me këmbore në duar, qytetarët ironizojnë deputetët socialistë: Delet e Ramës!
20 July 2026, 11:32
Evis Kushi dhe Iris Luarasi priten me vërshëllima nga protestuesit
20 July 2026, 11:15
Para nisjes së seancës, qytetarët etiketojnë vezët me emra politikanësh
20 July 2026, 11:07
Nisin tensionet para Parlamentit, policia kërkon zhvendosjen e protestuesve
20 July 2026, 11:05
Largohet vala e të nxehtit afrikan, temperaturat bien ndjeshëm nga e mërkura
20 July 2026, 10:51
Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha me narko-euro
20 July 2026, 10:41
Flakët përfshijnë pyjet e Iballës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
20 July 2026, 10:29
Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, kapet me granata dhe tritol gati për shpërthim
20 July 2026, 10:01
Rubio: Irani po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni
20 July 2026, 09:53
Rodri shpallet lojtari më i mirë i Botërorit 2026
20 July 2026, 09:47
Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë
20 July 2026, 09:24
Këmbimi valutor 20 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
20 July 2026, 09:16
51 ditë rezistencë, qytetarët protestojnë sërish para Parlamentit
20 July 2026, 09:15
Finalja e Botërorit degjeneron në sherr, Paredes kap nga fyti kundërshtarin
20 July 2026, 08:58
Sot seancë plenare në Kuvend, PD mbledh grupin parlamentar
20 July 2026, 08:27
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
20 July 2026, 08:14
Java nis me temperatura të larta, sa parashikohet të shënojë termometri sot
20 July 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
20 July 2026, 07:45
Një përgjigje për (mos)përgjigjen e ministres
19 July 2026, 18:33
Përplasje fatale mes dy automjeteve në Lushnjë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
19 July 2026, 18:07
"Nuk është turizmi", Tabaku: Zhvlerësimi i euros vjen nga paratë e pista
19 July 2026, 17:23
Krim makabër në Itali, vritet me armë zjarri gazetari Luigi Esposito
19 July 2026, 17:02
Botërori 2026 drejt finales: Çfarë mësuam nga turneu më i pazakontë në histori
19 July 2026, 16:41
Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me 116 pasagjerë në bord
19 July 2026, 16:19
Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?
19 July 2026, 15:34
Kylian Mbappe rrëzon Messin, vendos rekord të ri në Kupën e Botës
19 July 2026, 15:12
Automjeti del nga rruga në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona
19 July 2026, 14:24
Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
19 July 2026, 14:00
Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti
19 July 2026, 13:40
Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy persona dërgohen në spital
19 July 2026, 12:50
10 Bashki që shkrihen përballë 10 arsyeve pse bashkitë duhet të shtohen
19 July 2026, 12:28
Mendoi se ishte kafshë e egër, plagoset me armë gjahu një person në Bulqizë
19 July 2026, 11:38
Fundi i ‘turizmi patriotik’: Shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon
19 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
19 July 2026, 09:15
Ndërtimi i një brezi digjital, a po i dembelos apo po i nxit të rinjtë shqiptarë
19 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
19 July 2026, 08:37
Masa ajrore të nxehta, parashikimi i motit për sot
19 July 2026, 08:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 July 2026, 08:05
Aksident në Vlorë, vdes gazetari i njohur Enrik Mehmeti
18 July 2026, 22:35
Sulmet iraniane në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë
18 July 2026, 21:59
Dy shenja të zodiakut që gjejnë gjithmonë një arsye për t'u grindur
18 July 2026, 21:12
Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Edi Ramës
18 July 2026, 20:51
Spanja përballet me javën më të nxehtë të verës, priten temperatura deri në 45°C
18 July 2026, 20:05
Qesh mirë kush qesh i fundit, zonja ministre
18 July 2026, 19:40
Hyri për t’u larë në det, humb jetën një i moshuar në Durrës
18 July 2026, 19:23
Sa para janë në lojë në finalen e Kupës së Botës 2026?
18 July 2026, 16:20
Himçi: Përroi i Zaranikës i harruar nga pushteti, banorët jetojnë si në mesjetë
18 July 2026, 15:23