Flash News

Bota

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me 116 pasagjerë në bord

4622a29b-a431-4fe1-911c-23a223707164.jpg

Një traget me 116 persona në bord është fundosur pranë brigjeve të Guajanës, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi për gjetjen e pasagjerëve.

Sipas autoriteteve vendase, deri tani janë shpëtuar tetë persona, ndërsa fati i pjesës tjetër të udhëtarëve mbetet ende i paqartë.

Trageti "MV Barima" u përmbys pranë zonës Iron Punt, teksa po kryente itinerarin nga Georgetown drejt Port Kaituma. Sinjali i emergjencës u mor rreth orës 23:01 të së shtunës, duke vënë në lëvizje një operacion urgjent ku janë angazhuar mjete lundruese shtetërore dhe private.

Ministri i Punëve Publike, Juan Edghill, bëri të ditur se ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet, por nuk dha detaje nëse ka ende shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Sipas të dhënave të platformës VesselFinder, trageti "MV Barima" ishte ndërtuar në vitin 1939, kishte një gjatësi prej 40 metrash dhe ishte i pajisur me 250 jelekë shpëtimi, dy varka të ngurta shpëtimi dhe gjashtë varka të fryshme.

Shkaqet e fundosjes nuk janë bërë ende të ditura dhe hetimet pritet të nisin sapo të përfundojë operacioni i kërkim-shpëtimit.

 

Të fundit