Flash News
Përplasje fatale mes dy automjeteve në Lushnjë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me 116 pasagjerë në bord
Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti
Mendoi se ishte kafshë e egër, plagoset me armë gjahu një person në Bulqizë
Humbi jetën në aksident, kush ishte gazetari Enrik Mehmeti, i kushtoi mbi dy dekada profesionit
Botërori 2026 drejt finales: Çfarë mësuam nga turneu më i pazakontë në histori

E premtja e fundit e një Kupe Bote ka gjithmonë një ndjesi të veçantë. Është një ditë disi e qetë, sikur turneu të ketë marrë frymë përpara aktit të fundit.
Por kjo qetësi është vetëm paraprija e stuhisë.
Në prapaskenë, Argjentina dhe Spanja po bëjnë përgatitjet e fundit taktike për finalen e së dielës, ndërsa miliona tifozë në mbarë botën po organizojnë mënyrën se si do ta ndjekin ndeshjen që do të kurorëzojë kampionin e ri të botës.
Ndërkohë, pritja ofron edhe mundësinë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë ky Botëror i zhvilluar në Amerikën e Veriut.
Botërori që theu rekordet
Edhe përpara se të niste turneu, dihej se kjo Kupë Bote do të hynte në histori.
Për herë të parë morën pjesë 48 kombëtare, ndërsa katër shtete debutuan në fazën finale të një Botërori.
Mësimi i parë ishte i qartë: askush nuk duhet nënvlerësuar.
Që në javën e parë u pa se skuadrat e konsideruara "të vogla" nuk kishin ardhur vetëm për të plotësuar numrat. Turneu solli surpriza të shumta si në fazën e grupeve, ashtu edhe në ndeshjet me eliminim direkt.
Skuadra që mishëroi më mirë këtë frymë ishte Kepi i Gjelbër.
Shteti ishullor impresionoi me lojën, pasionin dhe cilësinë e tij, duke arritur deri në fazën me eliminim direkt, ku u eliminua vetëm pas kohës shtesë nga Argjentina.
Madje, asnjëra prej finalisteve nuk arriti ta mposhtte Kepin e Gjelbër brenda 90 minutave. Kombëtarja afrikane barazoi 0-0 edhe me Spanjën në ndeshjen hapëse.
Messi dëshmoi se është ende vendimtar
Një tjetër mësim i madh i këtij Botërori ishte se Lionel Messi mbetet një fenomen, edhe në moshën 39-vjeçare.
Pas transferimit në MLS, shumëkush mendonte se argjentinasi kishte hyrë në fazën përmbyllëse të karrierës.
Botërori tregoi të kundërtën.
Messi mund të mos ketë më shpërthimin fizik të viteve të kaluara, por vazhdon të dominojë ndeshjet falë vizionit, pasimeve dhe inteligjencës së tij në lojë.
Argjentina, sipas autorit të analizës, nuk do të kishte arritur në finale pa ndikimin e tij.
Për më tepër, Messi kryeson listën e golashënuesve të turneut, ndërsa mbetet edhe lojtari që ka krijuar më shumë raste për shokët e skuadrës.
Statistikat tregojnë se në 60 vitet e fundit vetëm dy futbollistë kanë qenë njëkohësisht lider për goditjet drejt portës dhe rastet e krijuara në një Botëror: Diego Maradona në vitin 1986 dhe Lionel Messi në vitin 2026.
Një tjetër titull botëror, sipas autorit, do ta ngrinte Messin në një nivel krejt tjetër të historisë së futbollit.
SHBA-ja po përqafon futbollin
Botërori duket se ka ndryshuar edhe marrëdhënien e Shteteve të Bashkuara me futbollin.
Për vite me radhë janë bërë investime për të rritur popullaritetin e këtij sporti, ndërsa emra si David Beckham apo Zlatan Ibrahimović ndihmuan në rritjen e interesit, por nuk krijuan një lëvizje të gjerë popullore.
Sipas analizës, këtë herë situata është ndryshe.
Miliona amerikanë patën mundësinë të përjetojnë atmosferën e Botërorit nga afër, të njihen me tifozë nga e gjithë bota dhe të shohin futbollin në dimensionin e tij më të madh.
Këtë e konfirmojnë edhe shifrat.
Ndeshja e fundit e SHBA-së kundër Belgjikës u bë ndeshja më e ndjekur e futbollit në historinë e televizionit amerikan.
Mbetet për t'u parë nëse ky interes do të vazhdojë edhe pas katër vitesh.
Messi dhe Yamal, nga një fotografi te përballja në finale
Finalja e së dielës do të sjellë përballë dy emra që shpesh janë krahasuar: Lionel Messi dhe Lamine Yamal.
Të dy shpërthyen te Barcelona, luajnë në krahun e djathtë të sulmit dhe njihen për talentin e jashtëzakonshëm.
Megjithëse Yamal ka ende shumë rrugë për të bërë për të arritur atë që ka realizuar Messi, kjo do të jetë përballja e tyre e parë në fushën e lojës.
Megjithatë, dy yjet janë takuar edhe më parë.
Në vitin 2007, Messi mori pjesë në një set fotografik bamirësie ku mbante në krahë një foshnjë vetëm disa muajshe.
Ajo foshnjë ishte pikërisht Lamine Yamal.
Supersticioni i presidentit argjentinas
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka treguar supersticionet e tij gjatë këtij Botërori.
Ai zbuloi se në ndeshjen çerekfinale kundër Zvicrës kishte hequr xhaketën sepse i ishte bërë vapë.
Në atë moment Argjentina pësoi gol.
Që prej asaj dite ai nuk e ka hequr më xhaketën gjatë ndeshjeve të kombëtares.
Milei ka vendosur gjithashtu të mos udhëtojë në SHBA për finalen, edhe pse ishte planifikuar të ndiqte ndeshjen së bashku me presidentin amerikan Donald Trump.
Ai do ta shohë finalen nga rezidenca e tij në Argjentinë, duke mos dashur të ndryshojë rutinën që, sipas tij, i ka sjellë fat kombëtares.
Moti pritet të favorizojë finalen
Një tjetër lajm pozitiv lidhet me kushtet atmosferike.
Ditët e fundit, cilësia e ajrit në verilindje të SHBA-së është përkeqësuar për shkak të tymit nga zjarret në Kanada.
Megjithatë, meteorologët parashikojnë reshje shiu të shtunën, të cilat pritet të pastrojnë atmosferën.
Parashikimi për të dielën është optimist: mot i kthjellët, temperatura rreth 27 gradë Celsius dhe cilësi shumë më e mirë e ajrit për finalen në stadiumin MetLife.
FIFA prezanton unazat e kampionëve
Fituesit e Kupës së Botës 2026 nuk do të marrin vetëm trofeun dhe medaljet e arta.
Për herë të parë, FIFA do t'u dhurojë edhe unaza kampionësh, sipas traditës së sporteve amerikane.
Secili lojtar i skuadrës fituese do të marrë një unazë të personalizuar, të përshtatur sipas masës së gishtit.
Në total do të prodhohen 2.026 unaza, nga të cilat 30 do t'i përkasin kampionëve të botës, ndërsa pjesa tjetër do të dalë në shitje për tifozët.
Unazat do të mbajnë trofeun e Kupës së Botës dhe elemente që simbolizojnë vendin fitues, duke u kthyer në një kujtim unik të Botërorit 2026. Përshtatur nga CNN
Të fundit
Një përgjigje për (mos)përgjigjen e ministres
19 July 2026, 18:33
Përplasje fatale mes dy automjeteve në Lushnjë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
19 July 2026, 18:07
"Nuk është turizmi", Tabaku: Zhvlerësimi i euros vjen nga paratë e pista
19 July 2026, 17:23
Krim makabër në Itali, vritet me armë zjarri gazetari Luigi Esposito
19 July 2026, 17:02
Botërori 2026 drejt finales: Çfarë mësuam nga turneu më i pazakontë në histori
19 July 2026, 16:41
Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me 116 pasagjerë në bord
19 July 2026, 16:19
Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?
19 July 2026, 15:34
Kylian Mbappe rrëzon Messin, vendos rekord të ri në Kupën e Botës
19 July 2026, 15:12
Automjeti del nga rruga në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona
19 July 2026, 14:24
Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
19 July 2026, 14:00
Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti
19 July 2026, 13:40
Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy persona dërgohen në spital
19 July 2026, 12:50
10 Bashki që shkrihen përballë 10 arsyeve pse bashkitë duhet të shtohen
19 July 2026, 12:28
Mendoi se ishte kafshë e egër, plagoset me armë gjahu një person në Bulqizë
19 July 2026, 11:38
Fundi i ‘turizmi patriotik’: Shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon
19 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
19 July 2026, 09:15
Ndërtimi i një brezi digjital, a po i dembelos apo po i nxit të rinjtë shqiptarë
19 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
19 July 2026, 08:37
Masa ajrore të nxehta, parashikimi i motit për sot
19 July 2026, 08:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 July 2026, 08:05
Aksident në Vlorë, vdes gazetari i njohur Enrik Mehmeti
18 July 2026, 22:35
Sulmet iraniane në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë
18 July 2026, 21:59
Dy shenja të zodiakut që gjejnë gjithmonë një arsye për t'u grindur
18 July 2026, 21:12
Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Edi Ramës
18 July 2026, 20:51
Spanja përballet me javën më të nxehtë të verës, priten temperatura deri në 45°C
18 July 2026, 20:05
Qesh mirë kush qesh i fundit, zonja ministre
18 July 2026, 19:40
Hyri për t’u larë në det, humb jetën një i moshuar në Durrës
18 July 2026, 19:23
Sa para janë në lojë në finalen e Kupës së Botës 2026?
18 July 2026, 16:20
Himçi: Përroi i Zaranikës i harruar nga pushteti, banorët jetojnë si në mesjetë
18 July 2026, 15:23
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina
18 July 2026, 15:04
Berisha: Jam pro listave të hapura dhe zgjedhjes së Presidentit nga populli
18 July 2026, 14:54
Shkencëtarët zbulojnë atmosferë rreth një planeti të ngjashëm me Tokën
18 July 2026, 14:21
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme me raketa e drone
18 July 2026, 12:10
Epidemia e heshtur: Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
18 July 2026, 11:05
Leku forcohet e nuk ka frikë, se çunat jashtë merren me botanikë!
18 July 2026, 10:42
"Jeta të surprizon", Messi flet për foton ikonike me Lamine Yamal
18 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
18 July 2026, 09:05
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
18 July 2026, 08:49
E rëndë në Korçë, njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
18 July 2026, 08:40
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
18 July 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 July 2026, 07:59
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
17 July 2026, 21:48
Ndahet nga jeta ‘Zonja e pëllumbave’ në filmin ‘Home Alone’
17 July 2026, 20:41
Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?
17 July 2026, 18:24
Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën, alarm për cunami
17 July 2026, 18:14