Flash News

E-TJERA

Me këmbore në duar, qytetarët ironizojnë deputetët socialistë: Delet e Ramës!

Një orë para nisjes së seancës plenare në Kuvend, qytetarët janë mbledhur para godinës së Parlamentit duke protestuar dhe duke pritur mbërritjen e deputetëve.

Në shenjë simbolike, protestuesit kanë sjellë me vete këmbore, të cilave u kanë rënë gjatë protestës, ndërsa akuzojnë deputetët se nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe se veprojnë sipas urdhrave të kryeministrit Edi Rama.

Përmes thirrjeve të tyre, protestuesit i kanë cilësuar deputetët si “dele të Ramës”, ndërsa kanë mbajtur edhe vezë me emrat e kryeministrit dhe deputetëve të shkruar mbi to.

Veprimi me këmbore është përdorur si simbol për të ironizuar deputetët socialistë.

Të fundit