Flash News

SPORT

10 kombëtaret më të mira në historinë e Botërorit

Triumfi i Spanjës në Kupën e Botës 2026 ka marrë vlerësime të mëdha edhe nga mediat ndërkombëtare. Revista amerikane Sports Illustrated e ka përfshirë skuadrën e Luis de la Fuente në listën e 10 kombëtareve më të mira në historinë e Botërorit.

Pavarësisht barazimit surprizë në ndeshjen e parë ndaj Kepit të Gjelbër, spanjollët dominuan pjesën tjetër të turneut dhe e mbyllën atë me trofeun në duar. Gjatë gjithë kompeticionit ata pësuan vetëm një gol, duke vendosur një rekord për një skuadër kampione bote.

Në analizën e saj, revista veçon forcën e mesfushës së Spanjës, të udhëhequr nga Rodri dhe Pedri, kontributin e Marc Cucurellas në krahun e majtë, si edhe sigurinë që ofruan në mbrojtje Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte. Vlerësime mori edhe portieri Unai Simon, i cili e mbylli turneun me shtatë ndeshje pa pësuar gol.

Megjithatë, në krye të renditjes vazhdon të qëndrojë Brazili legjendar i vitit 1970, i konsideruar gjerësisht si kombëtarja më e mirë në historinë e futbollit. Pas tij renditen Gjermania Perëndimore e vitit 1974 dhe Franca kampione e vitit 1998, ndërsa Spanja e vitit 2010 mban vendin e katërt.

Sipas Sports Illustrated, lista e 10 kombëtareve më të mira në historinë e Kupës së Botës është kjo:

Brazili (1970)
Gjermania Perëndimore (1974)
Franca (1998)
Spanja (2010)
Hungaria (1954)
Brazili (1958)
Brazili (2002)
Holanda (1974)
Spanja (2026)
Argjentina (1986)

Të fundit