Flash News

E-TJERA

Video/ “A po të cenoj?”, momenti kur policia zhvendos me forcë Dritan Goxhajn dhe protestuesit e tjerë

Një incident është regjistruar para godinës së Kuvendit, ku vijon protesta e qytetarëve paralelisht me nisjen e seancës plenare.

Në fokus të përplasjes ishin ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj, të cilët sipas tyre po qëndronin në trotuar pa kryer asnjë veprim provokues.

Në pamjet e publikuara dëgjohet Goxhaj duke kërkuar nga efektivët shpjegim për arsyen e largimit të tij, duke u shprehur: “A po të cenoj? Arsyeja pse duhet të lëviz nga trotuari? Është trotuar.”

Pavarësisht kundërshtimit të tyre për t’u larguar, efektivët e policisë i kanë kapur nga krahu dhe i kanë larguar nga zona përpara Parlamentit.

Situata është shoqëruar me tension, ndërsa policia ka marrë masa të shtuara sigurie në kuadër të protestës së zhvilluar para Kuvendit.

 

Të fundit