Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha me narko-euro

f7dd3221-d54e-4123-9a5c-390957539816.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje", në kuadër të hetimeve për dosjen "Partizani". Pas daljes nga SPAK, Berisha lëshoi akuza të forta ndaj institucionit, duke thënë se ishte pushtuar nga paratë e drogës. 

Sali Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha narko-eurosh.
Kishte një dyndje me thasë saqë mezi kalova korridorin.
Arka dhe thasë, thasë dhe arka plot e përplot me narko-euro.
Me një fjalë, institucioni ishte tërësisht i pushtuar nga paratë e drogës.
Prandaj dhe prej të paktën një viti mbahen sekret emrat e dy apo tre zyrtarëve të nivelit më të lartë që udhëtuan bashkë me biznesmenët me një çarter të veçantë nga Tirana në Aruba.
Aty, çuditërisht gjeta edhe gjykatës kushtetues.

 

Të fundit