Flash News

Bota

“Puna ime ka mbaruar”, Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen

Keir Starmer ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga detyra e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, pasi Mbreti Charles III ka pranuar kërkesën e tij për t’u larguar nga posti.

Sipas një njoftimi nga Pallati Buckingham, Starmer zhvilloi një takim me monarkun britanik këtë të hënë, ku paraqiti dorëheqjen si kryeministër dhe si Lord i Parë i Thesarit.

Në deklaratën e tij të fundit jashtë selisë së qeverisë në Downing Street, Starmer tha se “puna ime ka mbaruar”, ndërsa falënderoi stafin që e shoqëroi gjatë mandatit dhe bashkëshorten e tij Victoria për mbështetjen.

Ai gjithashtu i uroi suksese pasuesit të tij, Andy Burnham, i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit britanik më vonë gjatë ditës.

Burnham, aktualisht udhëheqës i Partisë Laburiste, do të marrë drejtimin e qeverisë pas largimit të Starmer nga posti.

Të fundit