Kosova

Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Dekretet vijnë 24 orë pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për të refuzuar kërkesën e prokurorëve për t’u kthyer në sistemin e drejtësisë.

“Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara. Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj”, ka thënë Haxhiu.

Gjatë javës pritet që kërkesën për kthim të gjyqtarëve ta shqyrtojë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Të fundit