Ditari i Opozitës

Deklaratat e Zdechovský-t, Berisha: Eurodeputeti denoncoi Ramën si njeriun që përdor familjarët për të nxjerrë para jashtë shtetit

Në një intervistë televizive, eurodeputeti Tomáš Zdechovský deklaroi se institucionet e BE-së po ndjekin lëvizjet financiare që lidhen me kryeministrin dhe familjen e tij, pasi ka dyshime për transferime parash jashtë vendit.

Kreu i PD Sali Berisha tha se një deklaratë e ngjashme, është bërë vetëm për diktatorë të tipit Gedafi dhe jo ndonjëherë për liderë evropianë.

Kryedemokrati theksoi se kjo është aktakuza më e rëndë që i është bërë Ramës nga një eurodeputet.

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sot jam këtu për deklaratën e deputetit të Parlamentit Evropian, Tomas Zdeçovski, i cili denoncoi dje në një nga mediat e Tiranës, Edi Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit.

Zoti Zdeçovski thekson se ne po ndjekim paratë. Po ndjekim pra këtë veprimtari kriminale të Edi Ramës me paratë e grabitura shqiptarëve ose paratë e trafikantëve shqiptarë.

Kjo deklaratë në Parlamentin Evropian është bërë vetëm për diktatorë të tipit Gedafi dhe jo ndonjëherë tjetër për ndonjë lider të një vendi të lirë evropian.

Deklarata e europarlamentarit në mediat shqiptare është aktakuza më e rëndë që i bëhet personalisht Edi Ramës dhe familjarëve të tij nga një personalitet i shquar në Parlamentin Evropian, i cili shprehet se po ndjekim paratë.

Rikujton pra parimin e kapjes së mafies duke ndjekur paratë. E pashembullt! E paprecedent!”, tha Berisha.

Të fundit