Flash News

E-TJERA

Grabitje me pistoletë lodër në një kompani postare në Yrshek, autorët marrin 3 pako

policia21.jpg

Katër persona të paidentifikuar kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit disa pako nga magazina e një kompanie postare në zonën e Yrshekut në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, grabitja ka ndodhur rreth orës 01:10.

Mesohet se autorët kanë hyrë në ambientet e kompanisë, kanë marrë tre pako dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Përmbajtja e pakove nuk është bërë ende e ditur, por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po verifikohet edhe pista që në njërën prej pakove të ketë pasur sende të jashtëligjshme, megjithatë deri në këtë fazë bëhet fjalë vetëm për një dyshim hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar një pistoletë lodër, e cila dyshohet se u ka rënë autorëve gjatë grabitjes.

Ndërkohë, në lagjen "Sorraj", në Kashar, është gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga grabitësit për t'u larguar pas kryerjes së vjedhjes.  

Të fundit