Flash News

E-TJERA

Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve

zjarri4.jpg

Një vatër zjarri ka alarmuar pasditen e kësaj të hëne banorët e unazës jugore të Elbasanit, pasi flakët përfshinë një sipërfaqe me bimësi pranë disa banesave dhe një objekti shërbimi.

Pas njoftimit, në zonë ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt ndërtesave përreth.

Gjatë operacionit janë dëgjuar disa shpërthime, të ngjashme me zhurmën e fishekëve, çka ka shkaktuar panik te banorët dhe ka vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve në terren. Deri më tani nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar këto plasje, ndërsa autoritetet pritet të hedhin dritë mbi rrethanat pas përfundimit të hetimeve.

Falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll pa u përhapur te banesat dhe bizneset pranë zonës së prekur. Nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa grupet e punës po verifikojnë shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.

Të fundit