Flash News

E-TJERA

"Protesta më frymëzoi"/ Marjana Koçeku flet për largimin nga PS: Zëri im nuk po dëgjohej

 

marjana-koceku1.jpg

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka treguar se protesta qytetare ishte faktori vendimtar që e bindi të largohej nga Partia Socialiste dhe të mbështeste publikisht lëvizjen që prej 52 ditësh kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në News24, deputetja e Shkodrës e njohur edhe si "Neomalësorja" tha se vendimi nuk ishte i menjëhershëm, por rezultat i një procesi të gjatë reflektimi, ndërsa protesta shërbeu si shtysa përfundimtare.

"Protesta më motivoi shumë për këtë vendim, si diçka frymëzuese, që vjen nga brezi im, gjenerata e re që i përkas. Ka pasur një histori ngjarjesh që kanë ndodhur prej 10 muajsh që më kanë shtyrë drejt idesë që nuk i përkas këtij grupi partiak. I kam ngritur dhe si problematika. I kam folur këto çështje dhe në mbledhje, në lokalitet, apo dhe në mbledhje qendrore. Kam folur për çështjen e Drinit, ku jam rritur. Nuk kam marrë përgjigjen që kam dashur.

Nuk është marrë vëmendja e duhur për mjedisin. Ndaj duhet të ndërgjegjësohemi. Në mbledhjet e grupit kam folur për problematika si Kadastra dhe ligji i saj. Vij nga Malësia e Shkodrës, dhe i di problemet e shqiptarëve. Duhet të ketë qartësim ligjor, pasi ka mbivendosje ligjore në mënyrë të tillë që banorët të marrin pronat e tyre.

 Para se të hyja në politikë, kam pasur një biznes agroturizëm me familjen time, që u bë i njohur në mediat ndërkombëtare. Më pas u bëra pjesë e podcastit të Ramës. Aty ia shpalosa dhe vizionin tim dhe problematikat.

Dy shtysat kryesore që kam hyrë, kanë qenë me sipërmarrjen dhe zhvillimin e zonës në atë trajektore që kisha krijuar. Kur më erdhi ky moment, pasi mundësitë ishin të limituara, pranova. Kjo më motivoi që të marr përsipër këtë angazhim publik dhe t’iu vij në ndihmë banorëve të mi.”, tha ajo. 

Të fundit