Flash News

SPORT

Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës

Screenshot 2026-07-21 180158.png

Futbollisti i Spanjës Nico Williams, ka treguar emocionet e tij pas triumfit të kombëtares në Kupën e Botës 2026, duke i kushtuar një mesazh të veçantë idhullit të tij, Neymarit, pasi ekipi evropian mposhti Argjentinën me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë në finalen e Botërorit.

Williams u aktivizua në minutën e 75-të dhe luajti rol vendimtar, pasi dha asistin për golin e Ferran Torres në minutën e 106-të, i cili i siguroi "La Roja"-s titullin e dytë kampion bote.

“Jam shumë i lumtur. Për mua kjo është gjëja më e bukur. E kam idhull Neymarin dhe shpresoj që po na ndjek. Kjo fitore është edhe për të”, u shpreh Williams.

Ndërkohë, Brazili e mbylli rrugëtimin në Kupën e Botës që në fazën e 1/8-ave, pasi u eliminua nga Norvegjia me rezultatin 2-1.

Sa i përket së ardhmes, Williams pritet të vazhdojë te Athletic Bilbao. 

Të fundit