Ditari i Opozitës

Berisha akuza të forta Ramës: Transportoi para me avionin privat, do rikthejmë kërkesën për komision hetimor

Nisur nga deklarata e eurodeputetit Tomáš Zdechovský, kreu i PD Sali Berisha, teksa foli nga selia blu, deklaroi se ka të dhëna që Rama, i ka transportuar paratë jashtë vendit me avion privat.

Kryedemokrati akuzoi kreun e qeverisë se gjatë fluturimeve të tij me avionë privatë nëpër Evropë, ka transportuar edhe valixhe me para.

“140 fluturime të Edi Ramës në dy vite me avion në dispozicion, kanë ngjallur dyshime të ligjshme në mbarë Evropën.  Ka të dhëna tronditëse. Ka të dhëna që provojnë transportin e parave.

Ka të dhëna që faktojnë se valixhet diplomatike të qeverisë shqiptare, me Ismail dhe pa Ismail, janë numerikisht më të shumta se të gjitha valixhet diplomatike të Evropës. Ju keni parë dhe keni konstatuar ambasadat tona të implikuara në transporte droge.

Por, deklarata bombë e europarlamentarit cek është një kontribut madhor pasi PD do rikthejë përsëri kërkesën për krijimin hetimor parlamentar për të hetuar transportin e parave dhe të drogës me avionin privat taksi të Edi Ramës në mbarë Evropën dhe më gjerë”, tha Berisha.

Të fundit