Flash News
Gjykata e Lartë publikon listën e kandidatëve për KLGJ, 7 gjyqtarë në garë për 3 vende
Nga arka te thesi me para, pamjet filmike zbulojnë lëvizjet e ish-shefes së financës në Postën e Durrësit
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
Berisha akuza të forta Ramës: Transportoi para me avionin privat, do rikthejmë kërkesën për komision hetimor
‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

Një kompani që ka marrë një copë të bregdetit të Adriatikut e ka adresën zyrtare në katin e 12-të të European Trade Centre në Tiranë, ku, sipas një hetimi të BIRN-it, “nuk kishte as tabelë emri, dhe punonjësit e ndërtesës thanë se nuk njihnin asnjë kompani me atë emër”. Një pasuri që u përket të gjithëve mban emrin e një kompanie që nuk gjendet dot as në adresën e vet – sepse pronësia e saj është ndërtuar si një varg kutish, njëra brenda tjetrës dhe kutia e fundit është bosh. Te ky boshllëk nis problemi.
Përpjekjet për ta ngushtuar debatin publik për Zvërnecin në një përballje midis mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik, në rastin më të mirë nuk ndihmojnë. Në atë të keqin janë mashtruese. Pyetja e vërtetë është ekonomike dhe shumë e thjeshtë: kur shteti transferon te pak privatë një pasuri që u përket të gjithëve, a e merr publiku vlerën e vërtetë në këmbim – dhe a mund ta verifikojë këtë? Në rastin e projekteve në Sazan dhe Zvërnec, të tria hallkat që do të lejonin një përgjigje – çmimi, procedura dhe identiteti i përfituesit – mbeten të errëta. Kjo, jo flamingot, është arsyeja pse çështja ka rëndësi për çdo taksapagues.
Anatomia e statusit “strategjik”
Ligji mbi investimet strategjike krijon një kategori investitorësh me trajtim të privilegjuar. Sipas një analize të Citizens.al, ky status “krijoi një sistem privilegjesh që u dha kompanive private akses të veçantë në tokë publike, bregdet, plazhe, zona turistike, ishuj dhe pasuri me interes publik”, përfshirë “qira simbolike” dhe “procedura të negociuara drejtpërdrejt me shtetin”. Për projektin në fjalë, sipas revistës Forbes, qeveria shqiptare i dha miratimin paraprak planit të Sazanit në dhjetor 2024, duke i akorduar statusin e investitorit strategjik që lejon miratime më të shpejta. Sipas kushteve të marrëveshjes së nënshkruar në 2024, kompania nuk do të taksohet për 10 vjet gjatë ndërtimit.
Nga ana ekonomike, ky është një subvencion. Ai mund të jetë i justifikuar nëse projekti prodhon më shumë vlerë publike sesa heq. Por për ta gjykuar këtë, qytetari duhet t’i shohë kushtet – dhe këtu problemi bëhet i prekshëm.
Fitimet private, kostot publike
Struktura e marrëveshjes ndan përfitimet nga kostot në mënyrë sistematike. Investitori merr; qytetari paguan. Investitori merr një aset bregdetar të pazëvendësueshëm, leje të shpejta dhe një çlirim tatimor dhjetëvjeçar gjatë ndërtimit. Qytetari mbart kostot që rrallë shfaqen në një faturë. Ja disa prej tyre:
– Humbje kapitali natyror. Sipas Wetlands International, zona është “shtëpi e më shumë se 200 llojeve të shpendëve shtegtarë – përfshirë flamingot, fokat mesdhetare dhe breshkat e detit që bëjnë fole”, që Shqipëria është zotuar ta mbrojë sipas një numri konventash e marrëveshjesh. Mbrojtja u dobësua në dy hapa: sipas një hetimi të BIRN-it, në 2021 qeveria “uli statusin e mbrojtjes së ekosistemit Pishë Poro-Nartë, e reduktoi atë me mbi 5 mijë hektarë”; pastaj në 2024, siç raportojnë EuroNatur dhe reporter.al, amendamentet e Ligjit për Zonat e Mbrojtura “dobësuan masa të rëndësishme mbrojtëse” dhe “hapën rrugë ndërtimeve me pesë yje”. Kjo humbje nuk kthehet me para;
– Të ardhura tatimore të munguara gjatë dhjetë viteve të ndërtimit – një transferim i drejtpërdrejtë nga arka publike te bilanci privat;
– Të ardhura të munguara nga qiraja, kur toka publike jepet me “qira simbolike”;
– Kosto oportune e tokës publike të dhënë me “procedura të negociuara drejtpërdrejt” e jo me garë konkurruese – pa një procedurë të hapur, qeveria nuk mund të provojë se mori çmimin e tregut.
Le ta pranojmë me bujari premtimin e qeverisë. Projektet paraqiten si investime shumë-miliardëshe dhe si motor zhvillimi për një zonë të vendit që e ka atë të nevojshëm. Edhe sikur ajo shifër të realizohej e plotë, ajo duhet peshuar kundër faturës: dhjetë vjet pa taksa, tokë publike me qira simbolike, mbi 5,000 hektarë mbrojtje të hequr që në 2021, dhe një kosto strategjike që sapo është shfaqur – siç raporton revista Newsweek, më 17 qershor 2026 Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkon shfuqizimin e amendamenteve, ndërsa përputhja mjedisore dhe shteti i së drejtës janë kushte thelbësore të anëtarësimit në BE. Një investim krijon vlerë neto vetëm nëse përfitimi tejkalon këtë faturë – dhe askush nuk e ka bërë këtë llogari publikisht.
Mjegulla rreth pronësisë: guacka dhe trust-i
Elementi që e shndërron një marrëveshje të diskutueshme në një problem qeverisjeje është fshehja e përfituesit. Shpjegimi i dy koncepteve teknike e bën fare të qartë. Një kompani-guackë është një subjekt që ekziston vetëm në letër, pa aktivitet real, dhe shërben për të mbajtur një aset ose një kontratë. Një trust holandez është një shërbim që figuron si pronar zyrtar në vend të personit të vërtetë, duke bërë që emri i përfituesit të mos shfaqet në regjistrat publikë.
Sipas hetimit të BIRN-it, kompania shqiptare “Zvërnec South Adriatic Development” u krijua në gusht 2024 dhe “zotërohet nga një zinxhir kompanish guackë nën menaxhimin e trustit holandez Dutch Trust Management B.V.” Një prej subjekteve në atë strukturë, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, “zotërohet nga pesë individë anonimë nga Shqipëria, emrat e të cilëve mbrohen ligjërisht pasi asnjëri nuk zotëron më shumë se 25% të aksioneve”. Nuk është rastësi që adresa e saj zyrtare është një kat pa tabelë emri: kompania është ndërtuar që të mos gjendet.
Sipas BIRN-it, kjo strukturë siguroi dy leje zhvillimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga Kryeministri, në janar dhe prill 2025 – leje që “nuk janë zbardhur ende”, ndërsa “kompania që ka përfituar lejet në KKT ka pronësi të panjohur”. Struktura funksionon si kukullat matrioshka: çdo kukull ka një tjetër kukull brenda, derisa arrihet një juridiksion ku ligji e lejon që emri i fundit të mbetet i padukshëm. Kur një aset publik i kalon një subjekti pronarët e fundit të të cilit janë të fshehur, qytetari nuk mund as të identifikojë kë po pasuron, as të verifikojë nëse ka konflikt interesi. Për këtë arsye, më 1 qershor 2026, SPAK-u “ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetime”. Hetimi është në proces dhe asnjë përgjegjësi nuk është vërtetuar në gjykatë; por vetë nevoja për të hetuar tregon se transparenca minimale mungon.
Vetëm 2 nga 44
Nëse ligji i investimeve strategjike do ti kishte shërbyer qëllimit të shpallur – tërheqjes se kapitalit të huaj – do të prisnim një shumicë projektesh me investitorë të huaj. Ka ndodhur e kundërta: sipas Citizens.al, “deri në vitin 2023 vetëm 2 nga 44 projektet e miratuara rezultonin investime tërësisht të huaja”. Ky raport sugjeron se instrumenti funksionon kryesisht si kanal për t’u dhënë pasuri publike interesave të lidhur brenda vendit – ajo që literatura ekonomike e quan rent-seeking: përfitim i nxjerrë jo nga krijimi i produkteve a shërbimeve me vlerë, por nga aksesi i privilegjuar te vendimet shtetërore. Rasti i Zvërnecit është forma më e skajshme e së njëjtës logjikë.
Kërkesa “Shqipëria nuk shitet” keqinterpretohet kur paraqitet si refuzim i çdo investimi. Interpretimi i saj i saktë është procedural: çdo tjetërsim i së përbashkëtës duhet bërë në dritë të diellit – me çmim të përcaktuar nga konkurrenca, me leje të botuara, dhe me përfitues të identifikueshëm. Këto nuk janë kërkesa të tepruara. Janë kushte minimale që i lejojnë shqiptarët të gjykojnë nëse qeveria po vepron si administruese e pasurisë së tyre apo si ndërmjetëse e saj. Një bregdet që u përket të gjithëve nuk mund t’i kalojë një adrese ku askush nuk njeh asnjë kompani. Derisa çmimi, procedura dhe identiteti i përfituesit të bëhen publikë, supozimi i arsyeshëm nuk është keqbesimi por dyshimi i informuar. Dhe dyshimi i informuar, i shprehur paqësisht, është përkufizimi mirëfilltë i qytetarisë. Këtë shqiptarët po e tregojnë në shesh./ BIRN
Të fundit
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58
Artan Hoxha jep detaje për plagosjen e 3 të rinjve në Elbasan
20 July 2026, 22:50
Cako: Do na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve
20 July 2026, 22:31
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare
20 July 2026, 21:49
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan, 3 të plagosur
20 July 2026, 21:26
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri
20 July 2026, 21:07
Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët
20 July 2026, 20:48
Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë
20 July 2026, 20:21
Eurodeputeti paralajmëron Ramën: BE po i ndjek paratë, do të ketë pasoja
20 July 2026, 19:41
Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
20 July 2026, 19:27
I dënuar për drogë, arrestohet pas 14 vitesh shqiptari në Itali
20 July 2026, 19:02
Shqipëria e kërkonte për evazion fiskal, biznesmeni italian kapet në hotel
20 July 2026, 18:37
Ndotja e ajrit në nivele alarmante, shteti ‘mbyll sytë’
20 July 2026, 18:01
Seanca plenare shtyhet për të enjten pas tensioneve
20 July 2026, 17:30
Shqipëria "digjet" nga i nxehti, deri në 47°C, ja kur vjen freskimi
20 July 2026, 16:46
Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur
20 July 2026, 16:21
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir
20 July 2026, 16:01
Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë
20 July 2026, 14:56
10 kombëtaret më të mira në historinë e Botërorit
20 July 2026, 14:40
Andy Burnham emërohet zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
20 July 2026, 14:24
Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë shqiptare
20 July 2026, 13:59
Vokshi: 12 banda kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet
20 July 2026, 13:25
“Puna ime ka mbaruar”, Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen
20 July 2026, 13:11
Pse numrat nuk e zbehin protestën
20 July 2026, 13:01
Rama mbledh të premten grupin parlamentar dhe qeverinë
20 July 2026, 12:55
Përplasen makina dhe kamioni në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona
20 July 2026, 12:46
Foto/ Protestuesit godasin me vezë automjetet e Kumbaros dhe Çuçit
20 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, një makinë zyrtare qëllohet me vezë nga qytetarët
20 July 2026, 11:47
Me këmbore në duar, qytetarët ironizojnë deputetët socialistë: Delet e Ramës!
20 July 2026, 11:32
Evis Kushi dhe Iris Luarasi priten me vërshëllima nga protestuesit
20 July 2026, 11:15
Para nisjes së seancës, qytetarët etiketojnë vezët me emra politikanësh
20 July 2026, 11:07
Nisin tensionet para Parlamentit, policia kërkon zhvendosjen e protestuesve
20 July 2026, 11:05
Largohet vala e të nxehtit afrikan, temperaturat bien ndjeshëm nga e mërkura
20 July 2026, 10:51
Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha me narko-euro
20 July 2026, 10:41
Flakët përfshijnë pyjet e Iballës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
20 July 2026, 10:29
Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, kapet me granata dhe tritol gati për shpërthim
20 July 2026, 10:01
Rubio: Irani po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni
20 July 2026, 09:53
Rodri shpallet lojtari më i mirë i Botërorit 2026
20 July 2026, 09:47
Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë
20 July 2026, 09:24