E-TJERA

Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Korçë, ku një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga flakët.

Sipas policisë, është raportuar se një automjet tip “Benz” ishte përfshirë nga zjarri në lagjen nr. 10 të qytetit. Gjatë ndërhyrjes, autoritetet kanë konstatuar se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 66-vjeçari mund t’i ketë vënë vetë flakën automjetit, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

"Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.

Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit