E-TJERA

U gjet i pajetë në makinën e djegur, familjari tregon shqetësimin e 66-vjeçarit: Nuk i legalizonin banesën për një dritare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda një automjeti të djegur. 

Një familjar i viktimës ka deklaruar jashtë kamerave, se shqetësimi i vetëm që ka pasur 66-vjeçari ka qenë legalizimi i banesës. 

Sipas tij,  i kishte dokumentet për shtëpinë, por për një dritare nuk po arrinte të merrte legalizimin.

“Problemi i vetëm që ka pasur ka qenë fakti që nuk po i legalizohej banesa. I kishte të gjitha dokumentet, por për një dritare nuk ia legalizonin. Më herët ka qenë emigrant në Greqi. Ka qenë njeri i rregullt dhe i qetë, aspak agresiv”, shprehet familjari i viktimës.

Të fundit