Flash News

Kosova

Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

image (1).webp

Një 61-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Pozheran të Vitisë në Kosovë, pasi dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ballkonin e shtëpisë së tij si pasojë e kushteve të vështira atmosferike. 

Sipas Policisë, viktima ka rrëshqitur në ballkon dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, duke humbur jetën pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.

 
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, kur një burrë, i lindur në vitin 1965, dyshohet se ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij, duke pësuar lëndime në kokë.

Ndërkohë, si pasojë e motit të keq, edhe dy persona të tjerë nga fshati Pozheran kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi dyert hyrëse të oborrit të tyre janë rrëzuar nga kushtet atmosferike.

Sipas Policisë, ata kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan dhe më pas po trajtohen ne shtepi. 

 

Të fundit