Flash News

E-TJERA

Publikohet videoja e aksidentit tragjik pranë TEG-ut, betonierja dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Screenshot 2026-07-22 195600.png

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të TEG-ut në Tiranë, ku humbën jetën dy persona.

Në videon e publikuar nga A2 CNN shihet momenti kur betonierja lëviz me shpejtësi dhe më pas përplaset me një automjet, duke çarë barrierat mbrojtëse dhe duke rënë në nivelin e poshtëm të rrugës.

Nga aksidenti humbën jetën dy shoferi dhe pasagjeri i kamionit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, 28-vjeçari Roland Nuri, u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet e aksidentit .

Të fundit