Flash News

E-TJERA

Protesta hyn në javën e tetë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Screenshot_16-12.png

Protesta qytetare ka hyrë në ditën e 53-të të saj, ndërsa qytetarë nga Tirana, qytete të ndryshme të vendit dhe diaspora vijojnë të kërkojnë ndryshim politik.

Edhe sot protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku prej javësh zhvillohen tubimet kundër qeverisë.

Gjatë protestës pritet të përsëriten thirrjet e bëra në ditët e mëparshme, si “Rama, jep dorëheqjen”, “Shqipëria nuk është në shitje”.

Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, krijimin e një qeverie teknike, si dhe hetime të mëtejshme nga institucionet e drejtësisë për çështjet e denoncuara si raste korrupsioni.

Protesta, e pagëzuar nga organizatorët si “Revolucioni Flamingo”, nisi fillimisht pas zhvillimeve në zonën e mbrojtur të Vjosa-Nartës, por më pas u shndërrua në një lëvizje me kërkesa më të gjera politike.

Të fundit