Flash News
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!
Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së
Humbi kontaktet me familjen/ Ambasada braziliane zbulon rastin e prostitucionit në Shqipëri
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
Berisha: Turizmin nuk e dëmtoi protesta, por narkoeuro dhe politika e Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë pretendimet se protestat qytetare kanë ndikuar negativisht në sezonin turistik, duke ia atribuar rënien e turizmit zhvlerësimit të euros dhe politikave të qeverisë.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi qeverinë se po përpiqet të fajësojë protestuesit për plazhet e boshatisura, ndërsa, sipas tij, shkaku i vërtetë është ajo që e quajti "narkoeuro", e cila ka rritur kostot për turistët e huaj.
Sipas kreut të PD-së, forcimi i lekut ka bërë që pushimet në Shqipëri të jenë dukshëm më të shtrenjta, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dëmtuar eksportet dhe ekonominë me politikat e tij.
Berisha tha gjithashtu se një tjetër faktor që ka ndikuar negativisht në turizëm është, sipas tij, qëndrimi i qeverisë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai përmendi ndalimin e disa deputetëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe raste të tjera që, sipas tij, kanë krijuar pakënaqësi dhe kanë ulur numrin e vizitorëve nga këto vende.
Në përfundim, Berisha deklaroi se protestat nuk kanë dëmtuar turizmin, por përkundrazi kanë tërhequr vëmendjen dhe simpatinë e opinionit ndërkombëtar për zhvillimet në Shqipëri.
PJESE NGA DEKLARATA
Nga mëngjesi gjer në darkë, mediat e qeverisë akuzojnë protestën për turizmin dhe për fat të keq, gjejnë edhe ndonjë operator të mashtruar që mban ison e qeverisë.
E vërteta është sot se si kurrë më parë, plazhet e vendit janë bosh, jo gjysmë bosh, por shumë më tepër se gjysmë bosh, nga Saranda në Shëngjin dhe më lart.
Dhe faktori më shkatërrimtar për turizmin, më toksik, është narkoeuro, e cila ka rënë me 32 përqind.
Imagjinoni ju turisti që e merrte dhomën me 100 euro, duhet ta paguajë dhomën me 130 euro.
Turisti që merr një dhomë me qira diku për të gatuar vetë, e gjen 30 përqind më shtrenjtë dhe i gjen ushqimet më shtrenjtë se në vendin e tij.
Tirana, siç jeni ju vetë dëshmitarë, sipas statistikave më serioze të Eurostat, është qyteti i dytë më i shtrenjtë në në Evropë në raport me të ardhurat.
Dhe duke dëshmuar pafundësisht një injorancë, para disa ditësh mburrej me narkoeuron, mburrej me forcimin e lekut.
Dhe kjo është krenari.
Sigurisht droga është krenaria e tij.
Por më lejoni pak për qytetarët të jap të dhënat e monedhave të tjera të vendeve anëtare të BE, që nuk janë në sistemin e euros.
Zlloti polak, i zhvlerësuar 13 përqind, sepse ka inflacion, normal.
Lei rumun, 11 përqind.
Bullgaria e ka me kurs fiks.
Kurse forinta hungareze, 25-27 përqind zhvlerësimi.
Pra, kjo që ndodh në Shqipëri, ndodh në Meksikë. Edhe atje, gjysma e kësaj, 17 përqind.
Pasi shkatërroi pasivisht eksportet, dhe u kujtohet u lutëm, u kujtohet kur deklaronte me cinizëm ekstrem, me papërgjegjshmëri absolute se le të ikin ato industri se janë të botës së tretë, në një kohë kur Shqipëria arriti në vendin e tetë në botë për prodhimin e këpucëve, dhe shumë prej tyre të cilësisë më të lartë.
Arriti në prodhime shumë të rëndësishme në modën e lartë dhe në prodhime të tjera.
Ato ikën, jo tha, ato nuk janë industri për ne, për ne është droga.
Dhe tani për të gjitha këto, fajëson protestën për turizmin që i ka pothuajse bosh nga Saranda në Shëngjin.
Shto këtu qëndrimin armiqësor të hapur ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Shpall non-grata deputetët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesit e tyre.
I ndalon në Qafë Thanë.
Shpall qytetaren nga Prizreni non-grata pse vinte në protestë dhe fliste.
Natyrisht të gjitha këto tek shqiptarët krijojnë neveri, krijojnë urrejtje për të.
Dhe e vërteta është me sa po lexoj tani, udhëtimet, prenotimet e tyre drejt plazheve të Shqipërisë kanë një rënie dramatike këtë vit.
Pra është vetë autori i shkatërrimit të turizmit.
Protesta nuk ka asnjë lidhje, përkundrazi ka ngjallur simpati botërore, të themi të vërtetën.
Ka ngjallur një simpati që Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë kaq të madhe.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT PARTIA DEMOKRATIKEËR MEDIA
Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, jo protesta

Të fundit
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!
22 July 2026, 15:25
Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së
22 July 2026, 14:58
Guardiola në bisedime për stolin e Italisë
22 July 2026, 14:34
Pas Vettingut, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në një post të lartë
22 July 2026, 14:18
Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore
22 July 2026, 13:41
Depresioni i verës: Pse disa njerëz ndihen më keq në muajt e nxehtë?
22 July 2026, 13:31
Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese në Sarandë
22 July 2026, 13:20
Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar
22 July 2026, 13:13
Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës
22 July 2026, 13:02
Hegseth: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 37.5 miliardë dollarë
22 July 2026, 12:10
Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut i gjendet telefon në qeli
22 July 2026, 11:40
A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
22 July 2026, 11:26
Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?
22 July 2026, 10:56
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
22 July 2026, 10:56
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari
22 July 2026, 10:41
Kukës/ Gjendet pa shenja jete një efektiv policie nga Prizreni
22 July 2026, 10:24
Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë
22 July 2026, 10:00
Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara
22 July 2026, 09:50
Si ndikojnë kondicionerët në shëndet?
22 July 2026, 09:38
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI
22 July 2026, 09:19
Zjarr në landfillin e mbetjeve, tymi toksik pushton Fushë-Krujën
22 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
22 July 2026, 08:16
Masa ajrore të paqëndrueshme dhe shi, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
22 July 2026, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 July 2026, 07:49
Në prag të 41-vjetorit, Modrić zgjedh të mos tërhiqet dhe rinovon me Milanin
21 July 2026, 22:55
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
21 July 2026, 22:34
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
21 July 2026, 21:46
Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
21 July 2026, 21:05
Protesta përballë “algoritmit” të Ramës, flasin zërat e angazhuar nga sheshi
21 July 2026, 19:39
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
21 July 2026, 19:12
Nga Amerika Latine në Kosovë/ Si trafikohen gratë për shërbime sek*uale?
21 July 2026, 18:23
Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës
21 July 2026, 18:05
Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri
21 July 2026, 17:41
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
21 July 2026, 17:22
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37