Flash News

E-TJERA

Alarm ushqimor në Shqipëri/ Tërhiqet nga tregu supa e ngrirë italiane, e gjithë sasia ishte shitur

Një alarm i kuq ka rënë në Europë dhe tashmë rreziku ka mbërritur edhe në Shqipëri . Një supë e ngrirë prodhuar ne Itali dhe e konsumuar gjerësisht, është urdhëruar të hiqet nga tregu pasi përben rrezik seroiz për shendetin e konsumatorëve.

Sipas informacioneve nga AKU bëhet fjalë produktin perime te ngrira, MINESTRONE 16 Verdure me peshë 750gram, me numër loti L03DK dhe datë skadence 30 qershor 2028.

Një konsumator ka alarmuar autoritetet kur ka gjetur një trup të huaj dhe të rrezikshëm brenda paketimit. Ka mjaftuar kjo që Sistemi Europian i Alarmit të Shpejtë (RASFF) të ngrejë menjëherë alarmin maksimal: Ky produkt është me risk serioz për shëndetin.

Në Shqipëri, produkti është importuar më 14 maj 2026 nga subjekti “PRONATYRA TREG”. AKU na ka vënë në dispozicion foton e produktit, dhe sipas burimeve zyrtare e gjithë sasia është shpërndarë dhe shitur në dy pika në Tirane:

 
• “PRONATYRA TREG” Rruga e Dibrës
• “PRONATYRA TREG” Kompleksi “Delijorgji

Kur mberriti njoftimi për tërheqjen nga tregu te produktit që rrezikon jetën e konsumatorëve rezultoi se e gjithe sasia e importuar ishte shitur .

Nëse qytetaret e kanë blerë këtë produkt me numër loti L03DK dhe ende e kanë në frigorifer, rekomandohet që të mos e konsumojnë, por ta kthejnë menjëher tek dyqanet ku e kanë blerë.

Siguria ushqimore fillon me informimin, ndërsa një kontroll i thjeshtë i etiketës mund të shmangë pasoja të rënda për shendetin. /Ora News/

Të fundit