Flash News

Ditari i Opozitës

“Fushatë kundër protestuesve”, Berisha akuzon qeverinë për presion në rrjete sociale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po zhvillon një fushatë kundër protestave qytetare, duke pretenduar se administrata shtetërore dhe mbështetës të mazhorancës janë angazhuar për të sulmuar protestuesit në rrjetet sociale.

Ne mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se sipas tij, pushteti po përdor institucionet dhe punonjës të administratës për të dëmtuar imazhin e protestës dhe për të ndikuar në perceptimin publik.

Ai hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar atë si një regjim autoritar.

“Qëndrimi i qindra mijëra patronazhistëve ndaj protestuesve paqësorë është një nga aktet më të rënda kriminale në historinë e këtij vendi. Është dëshmia më flagrante e karakterit diktatorial të këtij regjimi. Është dëshmia më e qartë e një diktature autoritare të bazuar në drogë, narkoshtet dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Rama, përveç angazhimit total të Policisë së Shtetit, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, dhe të SHISH-it, i cili bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë e punonjës të administratës shtetërore për të krijuar llogari false në rrjetet sociale, me qëllim demonizimin e protestës dhe protestuesve, uljen e shikueshmërisë së tyre dhe ndikimin në algoritmet që, sipas tij, dikur kontrolloheshin nga Irani”, u shpreh Berisha.

Të fundit