Flash News

SPORT

Guardiola në bisedime për stolin e Italisë

Pep Guardiola mund të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Italisë. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malagò, i cili pranoi se janë zhvilluar bisedime për emërimin e teknikut spanjoll në krye të “Axurrëve”.

Guardiola u largua këtë verë nga Manchester City, duke mbyllur një dekadë të suksesshme në klubin anglez. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi gjashtë tituj të Premier League, tre FA Cup, pesë Kupa të Ligës dhe një Champions League.

Stoli i Italisë ka mbetur vakant që prej dorëheqjes së Gennaro Gattusos në prill, pas dështimit të kombëtares për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Mediat italiane raportuan fillimisht për kontaktet mes Federatës Italiane të Futbollit dhe Guardiolës, ndërsa Malagò i konfirmoi ato në një intervistë, duke lënë të kuptohet se mund të bëhen edhe përjashtime financiare për të siguruar firmën e trajnerit spanjoll.

“Janë bërë përjashtime financiare, përjashtime që mund të lidhen me emrin që po përflitet më shumë këto orë, Pep Guardiola. Për arsye të dukshme mund të bëhen lëshime, por kjo nuk do të thotë se marrëveshja është e sigurt”, u shpreh Malagò.

Të fundit