Flash News

E-TJERA

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë–Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Çermës, ku një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor.

Si pasojë e goditjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor, Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Çermë.

Sipas të dhënave paraprake, furgoni ka përplasur nga pas mjetin bujqësor, duke i shkaktuar drejtuesit të tij dëmtime të rënda. Fillimisht, 50-vjeçari u transportua në Spitalin e Lushnjës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai u transferua më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të fundit