Flash News

E-TJERA

Masa ajrore të paqëndrueshme dhe shi, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjsit do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa eleketrike dhe breshër.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Të fundit