Flash News

Bota

Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raportojnë mediat amerikane.

Sipas The New York Post, Trump e konsideron Infantinon si një figurë me reputacion ndërkombëtar dhe aftësi për të bashkuar njerëzit, duke e parë si një kandidat të përshtatshëm për të pasuar António Guterres, mandati i të cilit përfundon në fund të dhjetorit.

Infantino, 56 vjeç, ka krijuar marrëdhënie të afërta me Trump gjatë organizimit të Kupës së Botës këtë vit. Kreu i FIFA-s është vlerësuar për raportin e mirë me presidentin amerikan, të cilit madje i akordoi edhe Çmimin e parë të Paqes të FIFA-s në dhjetor.

Burime pranë Trump kanë deklaruar se presidenti beson se Infantino “respektohet nga të gjithë në botë” dhe se ka një aftësi të veçantë për të afruar njerëzit.

Megjithatë, rruga drejt drejtimit të OKB-së mbetet e vështirë. Për t'u zgjedhur sekretar i përgjithshëm, Infantino duhet fillimisht të marrë miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku pesë anëtarët e përhershëm kanë të drejtën e vetos, dhe më pas të konfirmohet nga Asambleja e Përgjithshme.

Të fundit