Flash News

E-TJERA

Copa xhami në aperitivin italian “Pizzolato Spritz”, ndalohet konsumimi

Një paralajmërim emergjent i nivelit të lartë ka mbërritur në autoritetet shqiptare përmes sistemit evropian të sinjalizimit të shpejtë për ushqimet.

Gjermania ka lëshuar alarmin zyrtar ku Shqipëria është etiketuar për ndjekje të menjëhershme: një nga pijet më të përdorura për aperitivë jo-alkoolikë ka rezultuar me prani të copave të xhamit të thyer brenda shisheve, duke përbërë një rrezik potencial dhe serioz për jetën dhe shëndetin e njeriut.

Nëse keni blerë apo konsumoni këtë produkt, kontrolloni menjëherë etiketën dhe kodin LOT për të shmangur rrezikun e dëmtimeve të brendshme organike:

Të dhënat e sakta të produktit të rrezikshëm:

Emri në etiketë: Pizzolato Spritz aperitivo 0.0 (aperitiv pa alkool)

Kategoria: Pije jo-alkoolike

Kodi LOT: L 26113A

Data e skadencës: 04/2028

Origjina: Itali

Operatori Eksportues: PETER RIEGEL WEINIMPORT GMBH

Operatori Importues në Shqipëri: Jurrei sh.p.k me seli qeendrore nee rrugeen ”Dritan Hoxha” dhe administrator Doriget Hysa.

Nëse e keni këtë produkt në shtëpi me numrin e mësipërm të LOT-it, mos e hapni dhe mos e pini në asnjë mënyrë. Kthejeni menjëherë produktin në dyqanin apo marketin ku e keni blerë.

Të fundit