Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, një betoniere bie nga mbikalimi në autostradë

1784731027_aksidentrrugor.jpg
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë  ka ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë qendrës tregtare TEG.

Mësohet se një betoniere ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi në autostradë.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse nga ngjarja ka viktima apo të plagosur.

Të fundit