Flash News
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së
Humbi kontaktet me familjen/ Ambasada braziliane zbulon rastin e prostitucionit në Shqipëri
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI
A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

Për vite të tëra, politikanët në Uashington e kanë parë Azinë kryesisht përmes prizmit të Tajvanit, Detit të Kinës Jugore dhe rritjes së fuqisë ushtarake të Kinës. Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia vetëm sa e ka përforcuar këtë këndvështrim, duke e konsoliduar Evropën dhe Azinë Lindore si arenat kryesore të konkurrencës gjeopolitike.
Por, ekspertët e sigurisë në Azinë Juglindore po argumentojnë gjithnjë e më shumë se një krizë tjetër, mijëra kilometra larg, në Lindjen e Mesme, mund ta riformësojë balancën rajonale të fuqisë, shumë më shumë sesa Ukraina apo Tajvani.Rëndësia strategjike e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës së botës, është bërë e pamundur që të injorohet nga qeveritë në mbarë Azinë Juglindore.
Teksa tensionet, që përfshijnë Iranin, kërcënojnë një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, analistët thonë se pasojat tashmë po ndryshojnë llogaritjet rajonale për sigurinë, diplomacinë dhe aleancat.“Ne tashmë po shohim se ASEAN-i [Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore] po afrohet me Rusinë, jo në aspektin e sigurisë, por për shkak të varësisë nga energjia”, tha për Radion Evropa e Lirë Lester Joseph Buitizon, analist i inteligjencës për kërcënimet në Aldebaran Threat Consultants, me seli në Manila. Puna e tij përqendrohet në sigurinë ndërkombëtare dhe politikën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Operacionet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit gjatë ditëve të fundit kanë rikthyer vëmendjen te Ngushtica e Hormuzit.
Irani pretendon se ka kontroll mbi këtë rrugë strategjike të transitit, teksa SHBA-ja thotë se ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave në jug të Iranit “për të dobësuar më shumë kapacitetet ushtarake iraniane që përdoren për sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit”.
Pavarësisht pranisë së madhe ushtarake të SHBA-së, kompanitë e transportit detar vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë përmes ngushticës, duke nxjerrë në pah një realitet që shkon përtej fuqisë detare: sfida më e madhe mund të jetë rikthimi i besimit tek operatorët komercialë.
Transporti i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit ka rëndësi jetike për Azinë Juglindore, pasi rajoni vazhdon të jetë shumë i varur nga energjia që vjen nga Lindja e Mesme.
Për shembull, Filipinet importojnë më shumë se 90 për qind të naftës së tyre nga Lindja e Mesme, duke bërë që çdo ndërprerje e furnizimit të jetë një shqetësim i menjëhershëm ekonomik dhe politik, e jo thjesht një çështje e largët e politikës së jashtme.
Megjithëse Manila mbetet një nga aleatet më të afërta të Uashingtonit dhe opinioni publik vazhdon të favorizojë SHBA-në ndaj Kinës, administrata e presidentit Ferdinand Marcos Jr. ka kërkuar të rrisë qasjen në naftën e papërpunuar ruse dhe ka zgjeruar diskutimet për bashkëpunim afatgjatë në fushën e energjisë.
Për Buitizonin, mesazhi është i thjeshtë. Nëse edhe aleati më i afërt rajonal i SHBA-së detyrohet të bashkëpunojë me Moskën për të garantuar furnizimin me energji, atëherë vendet që kanë politikë të jashtme më neutrale, sikurse Indonezia dhe Malajzia, me gjasë do ta bëjnë këtë edhe më lehtë.
“Nëse Rusia arrin ta riorientojë me sukses ekonominë e saj drejt Lindjes”, argumentoi ai, “atëherë sanksionet perëndimore bëhen strukturalisht më pak efektive”.
Teksa Rusia mund të përfitojë ekonomikisht, Kina mund të ketë përfitime diplomatike nga e njëjta situatë.
Sipas Vincent Kyle Parada, analist për kërkime në fushën e mbrojtjes në Zyrën për Studime Strategjike Detare dhe Menaxhim të Strategjisë të Marinës së Filipineve, ka pasur një periudhë kur ASEAN-i arrinte të mbante një balancë mes Lindjes dhe Perëndimit: Kina kishte rritje ekonomike, teksa SHBA-ja garantonte sigurinë rajonale.
Sot, tha Parada, ky dallim po bëhet gjithnjë e më i paqartë. Ai tha se kriza me Iranin është dëshmi se siguria ekonomike dhe siguria kombëtare janë bërë të pandashme.
“Ndërthurja mes ekonomisë dhe sigurisë është bërë shumë më e madhe sesa ishte 10 apo 20 vjet më parë”, tha Parada për Radion Evropa e Lirë.
Ai shtoi se vendimet e fundit të politikës amerikane, përfshirë shkurtimin e ndihmës për zhvillim në rajon, tensionet tregtare dhe ndërhyrjen në Iran, e kanë dobësuar pozicionin e Uashingtonit në mbarë Azinë Juglindore, duke krijuar njëkohësisht mundësi që Kina ta zgjerojë ndikimin e saj ekonomik.
“Kina në fakt nuk ka nevojë të bëjë asgjë, veçse të presë”, tha ai./REL
Të fundit
Hegseth: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 37.5 miliardë dollarë
22 July 2026, 12:10
Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut i gjendet telefon në qeli
22 July 2026, 11:40
A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
22 July 2026, 11:26
Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?
22 July 2026, 10:56
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
22 July 2026, 10:56
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari
22 July 2026, 10:41
Kukës/ Gjendet pa shenja jete një efektiv policie nga Prizreni
22 July 2026, 10:24
Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë
22 July 2026, 10:00
Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara
22 July 2026, 09:50
Si ndikojnë kondicionerët në shëndet?
22 July 2026, 09:38
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI
22 July 2026, 09:19
Zjarr në landfillin e mbetjeve, tymi toksik pushton Fushë-Krujën
22 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
22 July 2026, 08:16
Masa ajrore të paqëndrueshme dhe shi, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
22 July 2026, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 July 2026, 07:49
Në prag të 41-vjetorit, Modrić zgjedh të mos tërhiqet dhe rinovon me Milanin
21 July 2026, 22:55
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
21 July 2026, 22:34
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
21 July 2026, 21:46
Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
21 July 2026, 21:05
Protesta përballë “algoritmit” të Ramës, flasin zërat e angazhuar nga sheshi
21 July 2026, 19:39
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
21 July 2026, 19:12
Nga Amerika Latine në Kosovë/ Si trafikohen gratë për shërbime sek*uale?
21 July 2026, 18:23
Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës
21 July 2026, 18:05
Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri
21 July 2026, 17:41
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
21 July 2026, 17:22
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58
Artan Hoxha jep detaje për plagosjen e 3 të rinjve në Elbasan
20 July 2026, 22:50
Cako: Do na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve
20 July 2026, 22:31
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare
20 July 2026, 21:49
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan, 3 të plagosur
20 July 2026, 21:26
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri
20 July 2026, 21:07
Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët
20 July 2026, 20:48