Flash News
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI
Stuhia shkakton të lënduar në Sarandë, humb jetën një punonjës i OSHEE-së gjatë riparimit të rrjetit elektrik
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
Alfred Lela
Një sezon pasi ua hodhi në tokë edhe bujtinat që kishin ndërtuar, edhe fjalën që u kishte dhënë, Edi Rama u ngjit në Theth, fshatin që ende lëpin plagët e sulmit të organizuar nga po ky kryeministër. Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, megjithatë.
Rama që përmbysi djersën dhe bereqetin e dhjetra familjeve thethjane, me fadroma e buldozerë, tani e sheh fatin e tij të stërkeqet përballë një vale protestash që po hyjnë ngadalë në muajin e dytë: flamingot e Nartës duken se po marrin hakun e shqiponjave të Thethit.
Rama nuk ka në krah as Marjana Koçekun, deputeten e zonës, e cila është bijë Shale (Thethi i përket bajrakut të Shalës), e neveritur me sa duket nga qëndrimi i tij për Nartën, një pakënaqësi që, të paktën sipas asaj vetë, ka nisur që me Thethin para një viti.
Përfaqësuesen e zones, Rama e kishte zëvendësuar me United Colors of Benneton, duke filluar me Benetin e becajve dhe ndonjë shtegtar tjetër, që fliste si nga Thethi, meqë gruan e kishte prej atij fshati.
Kush lexon nga pak histori, skendat e djeshme të Ramës në Theth, duhet t’i jenë përngarë me zyrtarët komunistë të pas 46-ës, që ngjiteshin në ato anë për të regjistruar popullsinë (për ta patronazhuar më saktë). Një ndjesi superioriteti (apo neverie) ndaj malësorëve, e shprehnin edhe duke ua ndërruar mbiemrat stërgjyshorë dhe katolikë, dhe duke ua zëvendësuar me toponime apoq qesëndi, që të dërguarve të partisë u vinin në mend aty për aty.
Rama dhe Beneti dukeshin dje si komunistër e rilindur, 2.0, të 46-ës që medemek kishin dalë për ta rregulluar Thethin, por gjasat janë që ta shtrembërojnë për herë të fundit atë fshat, që duket sikur Zoti e ka hedhur në atë luginë, si të ishte pëllëmba e dorës së Tij, për të pasqyruar veten në botë dhe jo për të pasqyruar botën (aq më pak atë të Ramës e Becit).
Në këtë kuptim, Rama kryen edhe një tradhti finale ndaj Veriut. Ai u hedh te këmbët “Paketën e maleve”, e cila përveçse është e diskutueshme për qëllimet, mund të jetë e dëmshme për pretendimet. Veriu, edhe pse- duhet pranuar, me toka më të pakta, ka qenë treva e vetme pa konflikte për kufijtë, tokat, kullotat, dhe kjo për arsye që lidhen me traditën.
Secili banor, apo familje, e ka ruajtur brez pas brezi, jo në letra por në kujtesë, tokën e vet dhe të tjetrit, dhe ky mirëkuptim ka prodhuar atë paqe sociale. “Paketa e maleve” mund të hapë një konflikt të panjohur për këto zona, mund të transferojë në malet e Shqipërisë atë batërdi, moskuptim dhe hajdutëri që gjithë këto vite ka përshkruar Ultësirën Perëndimore dhe bregdetin.
Kjo mund të jetë dhurata e fundit e Edi Ramës për Veriun, ndër shumë të tilla, të hidhura, të tij që në vitin 2013. Me këtë Rama mund të çojë në kriminalizimin e dytë të Veriut. Pas “Paketës së Cubave”, mbushjen e Kuvendit me banditët e Gegnisë, nga Kruja deri në kufi, ai propozon “Paketën e maleve”, hapjen e një kutie Pandore, e një konflikti të paqenë deri sot.
Kush ka lexuar raportet e misionit Jezuit në Shqipëri në fund të shekullit ’19-të dhe nisje të të 20-tit, mund të gjejë te Rama të njëjtën sjellje me atë të qeveritarëve osmanë në raport me zonat katolike në Shqipëri.
Sigurisht, për Edi Ramën, nuk mund të themi se është turk, duke qenë se ai vetë paraqitet si shumë gjëra dhe, njëkohësisht si asgjë.
Të fundit
Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut i gjendet telefon në qeli
22 July 2026, 11:40
A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
22 July 2026, 11:26
Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?
22 July 2026, 10:56
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
22 July 2026, 10:56
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari
22 July 2026, 10:41
Kukës/ Gjendet pa shenja jete një efektiv policie nga Prizreni
22 July 2026, 10:24
Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë
22 July 2026, 10:00
Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara
22 July 2026, 09:50
Si ndikojnë kondicionerët në shëndet?
22 July 2026, 09:38
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI
22 July 2026, 09:19
Zjarr në landfillin e mbetjeve, tymi toksik pushton Fushë-Krujën
22 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
22 July 2026, 08:16
Masa ajrore të paqëndrueshme dhe shi, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
22 July 2026, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 July 2026, 07:49
Në prag të 41-vjetorit, Modrić zgjedh të mos tërhiqet dhe rinovon me Milanin
21 July 2026, 22:55
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
21 July 2026, 22:34
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
21 July 2026, 21:46
Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
21 July 2026, 21:05
Protesta përballë “algoritmit” të Ramës, flasin zërat e angazhuar nga sheshi
21 July 2026, 19:39
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
21 July 2026, 19:12
Nga Amerika Latine në Kosovë/ Si trafikohen gratë për shërbime sek*uale?
21 July 2026, 18:23
Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës
21 July 2026, 18:05
Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri
21 July 2026, 17:41
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
21 July 2026, 17:22
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58
Artan Hoxha jep detaje për plagosjen e 3 të rinjve në Elbasan
20 July 2026, 22:50
Cako: Do na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve
20 July 2026, 22:31
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare
20 July 2026, 21:49
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan, 3 të plagosur
20 July 2026, 21:26
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri
20 July 2026, 21:07
Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët
20 July 2026, 20:48
Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë
20 July 2026, 20:21
Eurodeputeti paralajmëron Ramën: BE po i ndjek paratë, do të ketë pasoja
20 July 2026, 19:41
Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
20 July 2026, 19:27